Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană është shprehur të mërkurën se aleanca duhet të përgatitet në terma afatgjatë për luftën që po bën Rusia në Ukrainë.
Duke iu drejtuar shefave të mbrojtjes në një takim të komitetit ushtarak të NATO-s në Bruksel, Geoană deklaroi se aleatët duhet të investojnë më shumë në mbrojtje, të rrisin kapacitetet për të prodhuar armë dhe municione dhe të përgatiten për luftëra të mundshme në të ardhmen.
Ndërsa përsëriste një paralajmërimi të bërë më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Geoană theksoi se Rusia nuk mund të nënvlerësohet.
Ai shtoi po ashtu se presidenti rus Vladimir Putin ka mobilizuar tashmë më shumë se 200,000 trupa shtesë.
“Nuk kemi asnjë tregues se qëllimet e Putinit kanë ndryshuar. Pra, ne duhet të jemi të përgatitur në terma afatgjatë. 2023 do të jetë një vit i vështirë. Dhe ne duhet të mbështesim Ukrainën…” m.b./dita