Ballina Aktualitet Mexhiti: Edhe nga dera sikur të na përzënë, nga dritaret do të...

Mexhiti: Edhe nga dera sikur të na përzënë, nga dritaret do të hymë (VIDEO)

Grupi i zjarrit është ideja origjinale e BDI-së dhe ajo duhet të mbështetet, kështu u shpreh kryesuesi i këtij grupi, Izet Mexhiti në tubimin në Teatrin kombëtar, transmeton TV21.

“Dikush mund të na dëshirojë shtëpi të re, por ne nuk dalim nga shtëpia jonë. Edhe nga dera sikur të na përzënë, nga dritaret do të hymë, sepse ne jo vetëm shtëpi, por edhe në rrugë kur jemi na thonë qe ky i BDI-së”, tha Mexhiti.

https://youtu.be/50RMKLeR8ks

BDI ka ardhur në këtë derexhe, sepse Artan Grubi, uzurpatori i partisë sonë ka menduar se mund të eliminojë trashëgiminë tonë politike dhe ta imponojë vetveten. Kështu u shpreh Izet Mexhiti në tubimin e Grupit të zjarrit në Teatrin Kombëtar në Shkup.

Ai tha se Artan Grubi është duke u fshehur pas figurës së Ali Ahmetit.

“Kryetari është figura në hije e Artan Grubit. Në secilin postim që ai bën në fejsbuk, ai është personazhi i dytë në promovimin e Artan Grubit duke bërë këshilltarin dhe shefin e kabinetit. Artan Grubi i bën paraqitje publike në të cilën figura e Ali Ahmetit është gjithnjë më e zbehur”, tha Mexhiti, transmeton TV21.

“Sot kemi idenë origjinale të BDI këtu, dhe Artan Grubin në anën tjetër. Po, fjalën e kam për Artan Grubin e klasës. Aktivistin e shoqërisë civile të cilën e kam ndihmuar me vite të tëra sa kam qenë kryetar i Çairit. Përkthyesin e Ambsadave, i cili kur ne ndërtonim partinë ai merrte mëditje duke mos e prishur në asnjë moment rehatinë e tij. Ndërsa kur mbeti pa pune u kujtua se mund të imponohet te partitë. Po, po Artan Grubi licitonte hapur te liderët e partive për të parë se cili do të hapte dyert dhe natyrisht dyert i gjeti të hapura te struktura më demokratike, te BDI”, tha më tej Mexhiti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews