Ballina Aktualitet Maqedoni/Shtyhet fillimi i shkollave, nxënësit do kthehen në klasa më 23 janar

Maqedoni/Shtyhet fillimi i shkollave, nxënësit do kthehen në klasa më 23 janar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e rregullt të 118-të shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2022/23, në vend të 18 janarit, të fillojë më 23 janar (e hënë), me prezencë fizike për të gjithë nxënësit.

Në sqarimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës thuhet se pushimi dimëror po zgjatet për shkak të kursimit të ngrohjes dhe mbrojtjes së shëndetit të nxënësve.

Video bonus:

Video bonus: