Ballina Kronika Njihet si Burdushi, mjekut të njohur popullor i konfiskohet 2 mln euro...

Njihet si Burdushi, mjekut të njohur popullor i konfiskohet 2 mln euro pasuri dhe dënohet me 4.6 vite burg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim dhe gjobë të akuzuarin Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, për veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi”, “Mashtrimi në vazhdimësi”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shpëlarja e parave”. Gjithashtu, Burdushit do t’i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro vlerë.

Mediat kosovare raportojnë se Burdushi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 6 muaj si dhe dënimin unik me gjobë në lartësi prej 42.000 euro të cilën shumë i akuzuari është i detyruar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjykata njofton se koha e kaluar nën masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim. Gjithashtu Gjykata njofton se do të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së tij në vlerë mbi 2 milionë euro.

“Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen”, njofton gjykata.

Po ashtu, konform nenit 374 paragrafi 3 të KPRK-së, amët dhe atë një pistolet të tipit ‘’Girsan’’ të kalibrit 9mm, me dy karikator si dhe 166 fishek të të njëjtit kalibër, si dhe një pushkë gjuetie të tipit ‘’Super Campion’’ si dhe 55 fishek, i konfiskohen.

“Palët e dëmtuara lidhur me kërkesën pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt civil. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Është dënuar me 4 vite e gjashtë muaj burgim Hysri Peqani i njohur ndryshe si ‘Burdushi”. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. Përveç burgut, Burdushi u dënua edhe me gjobë prej 42 mijë eurosh, transmeton Nacionale.

Sipas aktakuzës, ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar, aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 e deri më 26 korrik 2019, në Prizren, i akuzuari Hysri Peqani-Burdushi, ka mjekuar persona të ndryshëm anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore.

Një veprim të tillë, Burdushi sipas prokurorisë e ka bërë me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve iu ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t’i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3 mijë euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

Dosja e Prokurorisë: Si i kamufloi fitimet Burdushi gjatë deponimit të parave në bankë?

 

Hysri Peqani i njohur si Burdushi u dënua sot nga Gjykata e Prishtinës, me dënim unik prej 4 vjet e gjashtë muaj burg dhe 42 mijë euro gjobë.

Prokuroria Speciale të njëjtin e akuzon për veprat penale ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore, mashtrim, armëmbajtje pa leje dhe shpëlarje të parasë.

Gjykata e dënoi Burdushin edhe për akuzat për veprën e shpëlarjes së parasë, me burgim në kohëzgjatje prej 3 viteve dhe 25 mijë euro gjobë.

Gjykata e shpalli fajtorë për këtë vepër meqë sipas gjykatës, Burdushi ka qenë në dijeni se pasurinë e ka fituar prej kryerjes së veprës penale ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë.

Sipas gjykatës, ai përsëri me qëllim të maskimit apo fshehjes së burimit të parave, prej vitit 2005 paratë e fituara i kishte futur në sistemin bankar, duke i deponuar të hollat e gatshme, kryesisht me arsyetimin se ashtu i paguan këstet e kredive.

Sipas Gjykatës, Burdushi ka fshehur origjinën e parave edhe i ka kthyer këto të holla në pasuri të paluajtshme.Pasuri të cilat Gjykata sot me vendim ia konfiskoi.

Sipas vendimit të shpallur, Burdushi duke kryer veprimtarinë e tij ka arritur të hyra të kundërligjshme e cila arrin vlerën e mbi 2.5 milionë eurove.‘Burdushi’ akuzohet se që nga viti 2005 kur ka regjistruar biznesin e tij e deri më 26 korrik të vitit 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme familjare.

Prokuroria e akuzon “Burdushin” se të dëmtuarve u ka kryer trajtime të improvizuara, të kota, duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t`i paguajnë shuma të ndryshme të parave.

Tutje sipas Prokurorisë Speciale “Burdushi” që nga viti 2006 ka kryer shpëlarje të parasë, ashtu që duke e ditur që pasuria e tij buron nga aktiviteti kriminal dhe është fituar duke kryer vepra penale.

Duke filluar nga viti 2006 paratë e tilla i ka futur në sistem bankar përmes deponimit të të hollave të gatshme, kryesisht me arsyetimin se ashtu i paguan këstet e kredive, e pastaj e ka kryer shtresimin – fshehjen e origjinës së tyre përmes transfereve bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Andaj si pasojë e këtyre veprimeve Prokuroria i ka sekuestruar ‘Burdushit’ edhe një pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme.

Ky rast nga Prokuroria Speciale është i shënjestruar si dhe i koduar “mashtrimi”.Pos këtij rasti, “Burdushit” në Gjykatën e Prizrenit i është vjetërsuar një rast i mëhershëm për vepër penale të mashtrimit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews