Mexhiti – Osmani dhe Grubi ishin ushtarët e fundit të Gruevskit
Nuk i ka hije babait të partisë që të mbajë anë, por Ali Ahmeti duhet t’i kthehet rrugës së vjetër, kur përkundër mendimeve ndryshe, më në fund ka qenë ai që i ka ulur gjakrat dhe i ka prerë gjërat, thotë nënkryetari i BDI-së dhe deputeti Izet Mexhiti
Zoti Mexhiti, gjatë javës së kaluar keni dalë në bazë, që duket sikur jeni në një fushatë brendapartiake. Nga ana tjetër, këtë fundjavë kanë dalë në terren edhe partiakët e tjerë me në krye Artan Grubin. Cili është qëllimi?
Në këto tre vite ne kemi kërkuar që të formohen organe partiake, sepse autoriteti më i lartë është Kongresi, por në mes të kongreseve duhet të ketë organe partiake që partia të funksionojë. Për tre vjet nuk kishte organe partiake, mezi ia dolëm të bindemi që t’i formojmë ato organe. Kryesia e re është duke u formuar, ka pasur dy mbledhje kryesie në të cilat kemi debatuar për këto tema, dhe kur është dashur të mbahet e treta për të arritur në konkluzione lidhur me raportin e përbërjes qeveritare të BDI-së, për punën e bërë, për programin, për gjithçka që kemi diskutuar, kanë thënë se nuk do të ketë kryesi, pra nuk do të ketë organe partiake, nuk do të ketë debat, as analiza, as raport. Këto janë vlera evropiane të secilës parti evropiane, dhe të pretendosh të kontribuosh që Republika e Maqedonisë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të mos ketë organe partiake dhe të mos ketë debat në parti është kontradiktore. Synimi ynë është të pëmirësohemi, para se të na e tregoj vendin populli, sepse atëherë do të jetë vonë. Kam dëgjuar se i referohen ndonjë vendimi të Kuvendit Qendror, që nuk është e vërtetë, ka një vit që nuk ka Kuvend Qendror. Nuk është thirrur kryesia, e lëre më kuvend. Nuk e di për çfarë arsye dalin në terren, por është mirë që dalin, të takojnë qytetarët dhe ta dëgjojnë popullin, sepse do të vendosë kush ka të drejtë – ne apo ata.
Ju i keni thënë publikisht liderit Ali Ahmeti që të mos djeg jorganin për një apo disa pleshta. Nëse problemi kryesor në parti është Artan Grubi, kush janë pleshtat e tjerë, siç i quajtët ju?
Parimisht duhet të themi dhe në disa raste të përmendim disa emra. I pari është Artan Grubi. Përbërja qeveritare e BDI-së, me disa përjashtime, as nuk ka dalë për të mbledhur vota në vitin 2020, as nuk ka kaluar për të marrë mandat nga populli, po ashtu kjo përbërje qeveritare nuk ka kaluar në asamble qendrore në Bashkimin Demokratik për Integrim. pra nuk kane mandat nga qytetaret nuk kane mandat nga partia. Për hir të Ali Ahmetit, kryetarit tonë, ne kemi heshtur këto dy vite.
Çfarë ju shqetëson më shumë te Grubi,për të cilin në opinion të krijohet përshtypja sikur është krahu i djathtë i Ahmetit?
Nuk më shqetëson, problemi është se në këto dy vite, në vend që të jetë gardian i politikave orientuese të BDI-së dhe programit të BDI-së, arrijmë në përfundimin se programi me të cilin fituam këto zgjedhje ka qenë i harruar, edhe për sa i përket zbatimit po dështon, kam ndjesinë se Marrëveshja Kornizë është harruar ose se është atu për multikulturalizmin ose për shoqërinë civile, është e çuditshme që nga të qenit shumë afër ish-qeverisë së Gruevskit, tani po del se është shumë afër konceptit edhe të kësaj qeverie tjetër, dhe harroi se kushtetuta e Bashkimit Demokratik për Integrim, është Marrëveshja Kornizë, që është arsyeja që BDI-ja ka dalë fitimtare në këto 20 vite dhe çfarë është bërë në këto 20 vite.
A mund të jetë motivi i kësaj beteje mes jush dhe Grubit se kush do ta pasojë Ahmetin?
Nuk ka dyshime për liderin Ali Ahmeti, ai është i paprekshëm, ka qenë kongresi, është votuar unanimisht, kështu që kur dikush ka dashur të mbulojë për shkak të Ahmetit, dhe këtë dëshiron ta paraqesë si luftë politike mes nesh dhe Ahmetit, ai do të dështojë në këtë dhe nuk do të ketë sukses.
Çfarë ndodh më pas nëse Ahmeti refuzon ta shkarkojë Grubin nga detyra?
Ai është lideri, kryetari i partisë dhe me gjithë këto hapa duam ta kthejmë në kryetar të të gjithëve në parti. Ai duhet të jetë kryetar i partisë, jo të mbajë anë. Në këtë rast, përshtypja e anëtarësisë është se Grubi funksionon si klan, kurse Ahmeti është mbrojtësi i atij klani. Mendoj se ai duhet të kthehet në pozicionin fillestar të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, i padiskutueshëm për të gjithë, pasi funksionoi në të kaluarën, dhe kur pati përçarje në mendimin se ishte ai që më në fund i uli, i preu. nuk mbajti asnjëherë anë. Në rast se merr një anë, nuk i ngjan kryetarit apo babait në parti dhe nuk dua ta shoh në asnjë rast Ali Ahmetin ashtu.
Pse jeni kundër zgjerimit të koalicionit me Aleancën e Shqiptarëve?
Së pari, argumenti se duhen më shumë deputetë nuk qëndron, sepse nëse flasim për 81 për amendamentet kushtetuese, ende nuk e arrijmë këtë numër. Pra do të arrijë në 72, 74… E dyta, pse është problem kur deputetët shqiptarë, pavarësisht nëse janë me pozitë apo opozitë, nuk kanë dyshime nëse do të votojnë ndryshimet kushtetuese. Aleanca jashtë apo brenda , ata kanë thënë publikisht se do të votojnë ndryshimet kushtetuese si çdo deputet shqiptar në Kuvend. Argumentet nuk qëndrojnë. Tendenca për hyrje të Aleancës është të na mbyllin gojën neve dhe disa të tjerëve në parti politike, për interesa të ngushta politike, për një agjendë politike ditore, por në asnjë rast për një agjendë strategjike.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me VMRO DPMNE-në, a prisni që disa nga deputetët e tyre të votojnë për ndryshimet kushtetuese?
Le t’i zgjidhim gjërat brenda së pari, pastaj mund t’i bindim të tjerët. Në këto rrethana si do t’i bindi/Në shqip nga tetova.com
Mexhiti: Grubi dhe Osmani, ushtarët e fundit të Gruevskit
Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, thotë se Artan Grubi dhe Bujar Osmani ishin ushtarët e fundit të Nikolla Gruveskit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Mexhiti thekson se në diskutimet brenda partiake në periudhën kur BDI duhet të ndahej nga Gruevski dhe të vendoste për t’u pozicionuar krah Zoran Zaevit “Grupi i Zjarrit” ka pasur rol shumë të rëndësishëm. Sipas tij ministrat aktualë të BDI-së nuk kanë kaluar fare në Kryesinë Qendrore, por dy vite më parë në Kuvend i votoi edhe vet ai sepse një gjë të tillë e kishte Ali Ahmeti. Mexhiti tha se këto dy vite kanë heshtur pakënaqësitë e tyre ndaj ministrave të BDI-së për hatër të Ahmetit dhe për shkak të proceseve të rëndësishme, siç ishte anëtarësimi i vendit në NATO.
“Ne e ndezëm alarmin për korrigjim, para se të na korrigjojë populli. Orientimi strategjik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pikërisht në këtë rast “të zjarrtët” edhe pse nuk jemi “ të zjarrtët”, mendoj se ishim një nga faktorët kyç edhe atëherë kur BDI duhet të ndahej nga Gruevski dhe të orientohej për koalicion të ri me Zoran Zaevin, të ndryshohej emri dhe të bëheshim pjesë e NATO-s. Edhe atëherë, e rastësishme apo jo, debate ishte pro dhe kundër, unë dhe ata të dy, Artan Grubi dhe Bujar Osmani. Ata ishin ushtarët e fundit të Nikolla Gruevskit”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së
Izet Mexhiti vlerëson se Ali Ahmeti duhet t’i rikthehet rolit të tij të kryetarit të të gjithë anëtarëve të BDI-së dhe të mos mbajë anë.
“Ai është lider, ai është kryetar i partisë dhe ne me gjithë këto hapa dëshirojmë që ta kthejmë të bëhet kryetar i të gjithëve në parti, të jetë kryetar i partisë dhe jo të mbajë anë, sepse do të krijohet përshtypja, në përgjithësi në fakt përshtypja tek anëtarësia është se Grubi funksionon si klan dhe Ahmeti është si mbrojtës i atij klani. Ai duhet të kthehet në postin parësor që ka, që është kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim”, u shpreh Izet Mexhiti-nenkryetar i BDI-së.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij në Çegran një ditë më parë nuk kurseu mesazhet e drejtpërdrejta dhe të tërthortë për “ Grupin e Zjarrit”. Ahmeti tha se pret që do reflektojnë. Ndërsa grupi i Ahmetit dhe Grubit në Çegran tregonte para simpatizantëve të arriturat, “Grupi i Zjarrit” nga Manastiri jepte argumente për dështimet e ministrave. Takime paralele të dy grupeve janë paraparë edhe në ditët në vazhdim. Njëra palë vazhdon aktivitetet në Gostivar, ndërsa tjetra në Shkup. /alsat.mk