Një paraqitje e mirë në goditjet e penalltive bëri që Real Madrid të kalojë në finalen e Supercopa de Espana pasi mposhti Valencia. Dy skuadrat nuk mundën të kalonin njëri-tjetrin, pasi penalltia e Karim Benzema në pjesën e parë u anulua me golin e barazimit të Samuel Lino.
Në një ndeshje të ekuilibruar, ku Ancelotti e nisi pa Modric, zgjidhja u duk se erdhi në fundin e pjesës së parë. Në fakt, në të 39′ Benzema u rrëzua në mënyrë naive nga Eray Comert. I saktë francezi në goditjen e tij nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë.
📹 El @realmadrid se adelanta en la semifinal.
🐈 @benzema anota de penalti.
📢 ¡El King Fahd ruge!
🆚 @realmadrid – @valenciacf I 1-0 I 38'
📺 @MovistarFutbol#superSupercopa pic.twitter.com/lRyjADPI0N
— RFEF (@rfef) January 11, 2023
Valencia nuk u dorëzua. Lino përfitoi nga një mbrojtje e përgjumur e merengues për të sulmuar një krosim të thellë të Toni Lato në shtyllën e dytë. Devijimi e dërgoi topin përtej një Thibaut Courtois të palëvizshëm. Giorgi Mamardashvili e mbajti rezultatin të palëvizur, duke ndaluar disa tentativa të Madrid në fund të kohës së rregullt. Gjithcka shkoi në shtesë falë tij, veçanërisht duke i mohuar një tetnativë të Vinicius Junior në minutën e 95.
Samuel Lino’s goal against Real Madrid 😍 pic.twitter.com/epUfpVuppx
— Atletico Universe (@atletiuniverse) January 11, 2023
Pas shtesave pa zhvillime të reja, llotaria e penalltive ishte e nevojshme për të nxjerrë fituesin. Real Madrid nga pika e bardhë tregoii gjithë eksperiencën e tij, duke shënuar në të katër goditjet e tyre. Courtois gjithashtu shkëlqeu duke bllokuar dy goditje të valencianëve: Comert në penalltinë e dytë dhe Gaya në të fundit.