Ballina Kronika Vrasja e studentes serbe, shpallet në kërkim i riu shqiptar nga Mali...

Vrasja e studentes serbe, shpallet në kërkim i riu shqiptar nga Mali i Zi

Një shqiptar nga Mali i Zi është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së një studenteje serbe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zvezdara.

Mediat serbe raportojnë se shtetasi me inicialet J.G., dyshohet se është autori i vrasjes së studentes Ivana K, 26-vjeçe.

Nga hetimet paraprake, mësohet se gjurmët e ADN-së së tij janë gjetur në banesën në Zvezdarë dhe tani për tani gjithçka tregon se vrasësi është ai. I riu thuhet se ka shoqëruar Ivanën në shtëpi mbrëmjen fatale dhe më pas nisi ta mbyste vajzën, duke i mbuluar me njërën dorë hundën dhe me tjetrën gojën.

Tetova News në YouTube:

Ndërkohë për të larguar çdo dyshim të mundshëm nga vetja ai kishte postuar dhe një mesazh, bashkangjitur dhe një foto ku ndihej i pikëlluar nga humbja.

“Engjëlli im, pushofsh në paqe, të jetë i lehtë dheu i zi. Të gjithë jemi të Allahut dhe tek ai kthehemi”, ka shkruar i riu.

Sipas mediave serbe, Ivana dhe vrasësi i saj u takuan vitin e kaluar gjatë një shëtitjeje malore, ndërsa thuhet se i riu nuk ndodhet më në Serbi.

Ishin vëllezërit e vajzës ata që e gjetën më 24 dhjetor motrën e tyre të pajetë në banesën e saj me qira, pasi nuk po iu përgjigjej telefonit.

Gjatë seancës gjyqësore, familjarët e viktimës pohuan se ajo nuk ka marrë asnjë kërcënim.