Ballina Bota Ja çfarë duhet të dini për tërmetin vdekjeprurës që shkaktoi shkatërrime në...

Ja çfarë duhet të dini për tërmetin vdekjeprurës që shkaktoi shkatërrime në Turqi dhe Siri

Më shumë se 4,372 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti masiv që tronditi Turqinë dhe Sirinë të hënën në mëngjes.

Numri i të vdekurve shkon në 4372 pas tërmetit që tronditi Turqinë dhe Sirinë

Të paktën 4,372 vdekje janë konfirmuar pas  një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që  tronditi Turqinë dhe Sirinë në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Numri i viktimave në Turqi shkoi në 2,921, sipas Yunus Sezer, kreut të shërbimeve të fatkeqësive të Turqisë.

Një total prej 15,834 të plagosurish janë raportuar, tha Sezer në një konferencë shtypi në Ankara.

Sezer tha se do të sigurojë një përditësim më të plotë në orën 6 të mëngjesit me kohën locale.

Në Siri, 1,451 vdekje dhe 3,531 të plagosur janë raportuar nga zyrtarët.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ishte një nga më të fortët që goditi zonën në më shumë se një shekull. Mes tronditjeve të rënda, Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare .

Ja çfarë duhet të dini:

E fundit: Të paktën 4,372 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 15,000 janë plagosur në Turqi dhe Siri, sipas zyrtarëve. Pas tërmetit fillestar, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi të paktën 77 pasgoditje , duke përfshirë një të madhe me magnitudë 7.5 ballë. Tre nga pasgoditjet kanë qenë 6.0 ose më shumë.

Dëmet: Të paktën 5,606 ndërtesa u shembën në Turqi gjatë dhe pas tërmetit, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë. Ka raportime për shkatërrime të ngjashme në veri të Sirisë. Koordinatori Humanitar i OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih, i tha CNN se shumë ndërtesa u shembën – dhe të tjera mund të bien ende.

Tregime të dorës së parë: Dëshmitarët okularë përshkruan kushtet “të tmerrshme” në veriperëndim të Sirisë. Tërmeti la “familje të tëra të vdekura” dhe “të mbijetuar që flinin në rrugë në të ftohtin e ashpër”, thanë ata. Gazetari i CNN, Eyad Kourdi , i cili ishte në Turqi, e përshkroi fuqinë e tërmetit si “biblik”, duke thënë: “Forca ndjehej si dikush që përpiqej të më rrëzonte”.
Sfidat në Siri:

Më shumë se 4 milionë njerëz mbështeten në ndihmën humanitare në rajonin ku goditi tërmeti, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. Shumica janë gra dhe fëmijë. Së bashku me shkatërrimin nga tërmeti, komunitetet siriane po luftojnë me një shpërthim të vazhdueshëm kolere në mes të një dimri të ashpër me shi dhe borë të dendur gjatë fundjavës, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë penguar nga ” mungesa e pajisjeve të rënda dhe makinerive për të pastruar rrënojat. Sipas Koordinatorit Humanitar të OKB-së në Siri, El-Mostafa Benlamlih.

Mbështetja ndërkombëtare: Bashkimi Evropian aktivizoi mekanizmin e tij të reagimit ndaj krizës në mënyrë që të ofrojë mbështetje më të shpejtë për Turqinë dhe Sirinë. Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë dy njësi kërkim-shpëtimi në Turqi, tha ambasadori Jeff Flake.

Ekipet e mbrojtjes civile dhe mjekësore palestineze do të dërgohen në Turqi dhe Siri për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit, tha kryeministri i Autoritetit Palestinez Muhammad Shtayyeh.

Iraku ka thënë gjithashtu se do të dërgojë ndihma për viktimat e tërmetit, sipas kryeministrit të vendit.

Ndihma ruse: Dhjetë njësi të ushtrisë ruse me një total prej më shumë se 300 ushtarësh janë të përfshirë në pastrimin e mbeturinave dhe ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Siri. Rusia është fuqia e huaj më e fortë që vepron në Siri dhe Putin ka kohë që është bërë aleat me presidentin sirian Bashar al-Assad, duke hedhur peshën e plotë të ushtrisë ruse pas ushtrisë siriane.

Vende arkeologjike të dëmtuara: Disa zona arkeologjike në Siri u dëmtuan nga tërmeti, thanë ekspertët. Në Turqi, tërmeti dëmtoi rëndë Kalanë e Gaziantepit, një vend historik dhe atraksion turistik në Turqinë juglindore./CNN/tetova.com

https://youtu.be/3x9BWWEEaag