Mjeku i mirënjohur Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në spitalin e neurologjise ne QSUT
Burime nga QSUT-ja, mjeku Pellumb Pipero ka pësuar stroke, ose siç njihet ndryshe goditje në tru.
Ndërkohë, mësohet se doktor Piperos i është bërë ndërhyrje me sondë dhe do të pritet 24 orë për të parë gjendjen e tij.
Stroku (goditja në tru) ndodh atëherë, kur një pjesë e trurit ndalon së funksionuari ose nuk e kryen funksionin e tij të plotë.
Kur truri ndalon së furnizuari me oksigjen, e që në shumë pak minuta qelizat e trurit fillojnë të vdesin.
Stroke do të thotë urgjencë, ndaj trajtimi i duhur mjekësor në kohë minimizon dëmtimet e trurit, si dhe ul shansin e pasojave që lë kjo sëmundje.