Ballina Bota Nafta ulet në bursa | SHBA rrit rezervat, bie ndjeshëm edhe çmimi...

Nafta ulet në bursa | SHBA rrit rezervat, bie ndjeshëm edhe çmimi i gazit

Çmimet e lëndëve djegëse janë ulur këtë muaj, pas vendimit për të hedhur në treg rezervat e naftës. Luhatje të fortë ka pësuar edhe gazi në bursa, ndërsa çmimet në vendin tonë janë fiksuar që në datën 4 shkurt.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në 78 dollarë për fuçi. Edhe cmimi i gazit është ulur me 30% në raport me muajin janar, duke arritur në nivelet mesatare të vitit 2021.

Luahtjet në bursën e naftës bruto ndikohen nga vendimet nga administrata Biden e cila ka rritur sasinë e rezervave në treg. Javën e kaluar, ato u rritën me 10.5 milionë fuçi, ndërsa investitorët po presin të dhënat zyrtare për të kontratat e radhës.

Në Shqipëri, cmimet kanë mbetur të fiksuara për të treja lëndët djegëse që nga data 4 shkurt, me vendim të Bordit të Karburanteve, i cili e nxjerr cmimin përfundimtar, duke u bazuar tek bursa ditore Platz e Mesdheut, kursi i këmbimit të dollarit dhe kontratat e operatorëve.

Rishikimi i çmimeve, vecanerisht për gazin, i cili ka edhë rënien më të fortë këtë periudhë nuk është refletkuar në treg.

Aktualisht, një litër naftë në pikat e karburaneteve shitet me cmim tavan 190 lekë, ndërsa benzina dhe gazi tregtohen përkatësisht 185 dhe 75 lekë për litër.

@tn.lajmelokale
@tetovanews