Klodian Petro, 39 vjeç është shqiptari që ka humbur jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhur mëngjesin e së martës, teksa shqiptari udhëtonte pranë Bucine-s në Arezzo.
39-vjeçari shqiptar ishte nisur nga Prato në drejtim të Valdarnos ku dhe punonte, por rrugës u përplas me një tjetër mjet.
Klodian Petro po lëvizte me një makinë tip ‘Lancia Ypsilon’ dhe u përplas me një makinë tip, ‘Peugeot 308’, mjet që drejtohej nga 49-vjeçare, e cila ndodhet në spital.
Petro ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha. Ai la pas një vajzë që sapo kishte mbushur 13 vjeçe.