Ballina Aktualitet Rëfimi i ish të dashurës/ Telefonatat dhe fotot e McGonigal me Ramën

Rëfimi i ish të dashurës/ Telefonatat dhe fotot e McGonigal me Ramën

Flet ish-e dashura e McGonigal: Paratë, lidhjet me Ramën, Nezën dhe Shqipërinë

“Unë besoj se ishin miq personalë me Ramën dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin”. Kështu tregon Allison Guerrero, ish e dashura e tradhëtuar e Charlie Mc Gonigal e cila dyshohet se i dërgoi një email FBI, që mund të ketë nxitur fillimin e hetimeve ndaj drejtorit të kundërzbulimit të departamentit të Nev Yorkut. Në një intervistë të gjatë për gazetaren Jonida Shehu në Euronews Albania, Allison Guerrero ka rrëfyer jetën e saj, ndarjen si zbuloi çantën e tij me para cash etj. Ajo ka folur gjithashtu për jetën luksoze dhe restorantet e shtrenjta që frekuentonte ish zyrtari i FBI-së.

Por ajo rrëfyer edhe për atë pjesë që i intereson më shumë publikut shqiptar. Ajo dëshmon se McGonigal kishte foto të shumta me Ramën, fliste me të në celualar me anë të një aplikacioni të koduar “Viasat” dhe rrëfen se ata janë takuar bashkë shumë më shumë se ato katër herë që flet aktakuza. nëse pak ditë më parë Edi Rama e relativizoi këtë marëdhëni duke thënë në “Now” të Erla Mëhillit se ishte takuar vetëm njëherë gjatë në Tiranë dhe kishte bërë një vizitë në zyrate e FBI-së, pastaj kishte pirë ndonjë kafe të rastësishme, Allison Guerrero tregon se ata bisedonin shpesh në telefon dhe se njëherë kishin darkuar në një restorant luksoz në New York.

“Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeminstrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjent i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë” iu përgjigj ajo Jondida Shehut. Më tej vazhdoi: “Kur Rama ishte ne New York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte”. Gjatë intervistës ajo ka rrëfyer se “Charli e ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë”. Në këtë bashkëbisedim që është një scoop i vërtetë për mediat shqiptare Allison Guerrero tregon edhe se kur i lindën dyshimet e para për atë që nuk u bë do kurrë burri i jetës së saj.

“Nga fundi i mardhënjes sonë e ndjeva se diçka nuk po shkonte por nuk e dija çfarë. Kurrë nuk imagjinoja që do të tradhtonte SHBA-në. Për ketë jam e zemëruar që nuk më ka tradhtuar vetëm mua familjen time dhe të tijën por edhe SHBA-në vendin tonë. Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi, besoj se ai duhet të jetë në burg për gjithë jetën e tij për atë që ka bërë. Jam e sigurte që mund të ketë shumë më shumë se ato akuza që Charlie mund të ketë bërë si në Shqipëri, me rusët por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Por edhe këtu në SHBA ka kompromentuar sigurinë kombëtare apo edhe atë të vendeve të tjera të Nato-së.”/Lapsi.al

Intervista e plotë

Jonida Shehu: Si ndihesh në këtë perjudhë? 

Allison Guerrero: Ndihem mirë. E dija që kjo ngjarje do të dilte dhe jam e lumtur që bashkëpunova me Insider që ka shkruar një artikull fantastik. Nuk doja që të ishte një thashethem, doja të jepja një intervistë që çdo gjë që thuhet për mua të vinte nga unë.

Si ju ka trajtuar media pas publikimit ët aferës McGonigal?

Allison Guerrero: Ndihem mirë, nuk kisha idenë që Charlie po bënte atë që po bënte. Jam e shokuar që ai po punonte me Rusët dhe po merrte rryshfet nga ata. Jam e kënaqur që po mbulohet nga media kjo ngjarje sepse ai duhet të shkoj në burg për një kohë të gjatë.

Në shkrimin e Bisnes Insider thuhet se ju i keni dërguar një email shefit të FBI-së ku i shkruani se duhet të shoh me kujdes marrdhënjet jashtë martesore të McGonigal dhe marrveshjet me Shqipërinë. Për çfarë marrveshjesh e kishit fjalën? 

Allison Guerrero: Nuk e di cila ishin marrëveshjet, nuk e mbaj mënd çfarë kishte në atë email sepse kam qenë e dehur kur e kam dërguar. Më kujtohet që e kam dërguar atë email dhe dija që ai do të shkonte në Shqipëri dhe Kosovë pa i treguar FBI-së dhe kjo është e gjitha që unë di. Nuk di më tepër detaje në lidhje me këtë.

Kë do të takonte në shqipëri MCGonigall? Në dieninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?

Allison Guerrero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.

Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?

Allison Guerrero: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.

Sa shpesh flisnin në telefon?

Allison Guerrero: Charle ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

A e njihni Agron Nezën? Një person bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit tuaj a kishit dëgjuar për të? 

Allison Guerrero: Unë asnjëherë nuk e kam takuar z.Neza, nuk e njoh. Charle e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria.

Kishte besim tek ju McGonigall?

Allison Guerrero: Ne të dy kishim besim tek njëri-tjetri shumë por nuk diskutonim gjëra për punën tonë në mënyrë të detajuar. Unë thjeshtë merrja informacionet bazike se ku ai do të shkonte dhe kë do të takonte? Por nuk dija dhe nuk më thoshte që kishte gjëra të paligjëshme në këto aktivitete.

Nuk ju kishte lindur ndonjë dyshim? 

Allison Guerrero: Jo sepse unë e besoja shumë atë.

Si ishte momenti kur vendosët të dërgonit emailin? Pse e bëtë?

Allison Guerrero: E kisha shumë mik z.Swinin ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoj dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë.

A jeni penduar që e keni dërguar Emalin dhe ke denoncuar McGonigall?

Allison Guerrero: Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë emali.

Çfarë përgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigall? Çfarë ndodhi pas atij emali?

Allison Guerrero: Asnjë gjë nuk ndodhi ai më injoroi. Dhe nuk besoj që ky hetim është nxitur nga ai emalim. Besoj që hetimi për McGonigall ka nisur dy vite më pas, pra nuk kam qenë unë burimi i asnjë informacioni që ishte bazë për të nisur një hetim. Asgjë nuk erdhi nga ai email.

Kur daton ai email?

Allison Guerrero: Në 2019

FBI ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe ju ka treguar disa foto? 

Allison Guerrero: Po më bën një thirrje për tu paraqitur dhe për të përcaktuar nëse do të isha një dëshmitare e mirë kundër McGonigal. Më intervistuan dhe më pas vendosën që unë nuk kisha asgjë për të ofruar si dëshmitare. U vendos nga organi hetimor që të mos kualifikohesha si dëshmitare.

Çfarë pyetjesh ju bëri FBI në lidhje me Shqipërinë?

Allison Guerrero: Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charlie në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të rriskoj se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vet dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjjet do të merren në kohën e duhur.

A ju kanë kontaktuar njerëz të afërt të McGonigal përfshirë edhe njerëz nga Shqipëria? 

Alison: Jo. (Mendohet….bën një pauzë të gjatë dhe pastaj e nervozuar….) këtu unë mbarova nuk ka më përgjigjje.

Nuk më ka kontaktuar askush.

Pjesa 2, të nesërmen

Si jeni njohur me Charle McGonigal?

Allison Guerrero: Ne patëm një mardhënje shumë të mirë. Ai u kujdes shumë për mua kam patur shumë përkëdhelje nga ana e tij. Unë kam patur shumë probleme shëndetësore dhe ai më ka trajtuar shumë mirë dhe e vlerësoj atë përkujdesje që ka patur për mua.

Sa vite qëndruar bashkë?

Allison Guerrero: Gati 18 muaj. Kishim miq të përbashkët për një farë kohe jetuam bashkë. Ai e njihte familjen time. Njihte kushërinjtë e mi njihte babain tim, kemi shkuar bashkë në aktivitete, funerale apo festa. Kemi patur shum miq të përbashkët që kanë qenë kolegët tanë që i kemi njohur përmes punës por edhe njerëz të tjerë.

Çfarë pune bënit ju në atë kohë kur keni qenë me McGonigal?

Allison Guerrero: Unë jam kontraktore e sigurisë por nuk mund të flas sepse është sekret pune. Po punoj si kontraktore për disa kompani dhe bëj analiza të sigurisë midis agjencive të ndryshme federale dhe qeveritare të qeverisë së SHBA.

Çfarë stili jetese kishte McGonigal?

Allison Guerrero: Ishte më shumë materialist se sa unë. Ai pëlqente restorantet e shtrenjta ndërsa unë preferoja të shkoja në një fast-food të zakonshëm. McGonigal pëlqente verat e shtrenjta, rrobat e shtrenjta dhe më dukej sikur i pëlqente jeta e New York. I pëlqente të ishte afër pushtetit dhe parasë më shumë se sa mund të ishte shija ime. Përpiqej të linte përshtypje tek njerëzit nga ana materiale.

A bënte McGonigal një stil jetese që përputhej me të ardhurat e tij?

Allison Guerrero: Nuk e di, sepse nuk shpenzonte shumë për mua thjesht shkonim në restorante të shtrenjta. Nuk jam një person materialist dhe nuk i kam kërkuar asnjëherë të më blinte gjëra. Gjithmonë shkonte në vende të shtrenjta por më thoshte që ishte për punë. Tani që shikoj akuzat edhe unë pyes veten se nga i kishte marrë ato para?

Më përshkruaj pak momentet kur keni parë çanta me para në shtëpi? 

Allison Guerrero: Në një mëngjes kur ne po shkonim për në punë pashë afër këpucëve përdhe një çantë plastike me para të thata. E pyeta se për kë ishin dhe nga vinin por më tha që kishte vënë një bast në një lojë bejsbolli dhe kishte fituar. Unë e besova sepse nuk kisha arsye për të mos e besuar. Unë isha e zënë me punët e mia dhe thashë okay shumë bukur, nuk i vura shumë vëmendjen veprimeve të tij. Gjatë mardhënjës sonë në janar të 2017 unë kam patur dopiovazoktomi dhe kam qenë shumë e shqetësuar për veten time dhe nuk kam patur shumë mendjen se çfarë bënte Charlie. Kisha punën dhe një sëmundje të rëndë.

A ke patur dyshime për të ardhurat e tij?

Allison Guerrero: Nuk kam patur dyshime për të ardhurat e McGonigal. Vetëm atë çantën me para ku pashë një sasi të madhe parash të cilën nuk e vura në pikëpyetje. Në New York të kesh para kesh 5-10 mijë dollarë nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetë jeta e tillë dhe është e zakonshme që njerëzit të kenë aq para me vete.

Asnjëherë nuk kam patur ndonjë përvojë që ai të vijë me çanta të mëdha me para në dorë, të jetë e përsëritur që të më bënte të dyshojë.

Kush ishte momenti që ju bëri të dyshonit dhe më pas këto dyshime ti përmblidhnit në një emali dhe t’ja dërgonit shefit të FBI? 

Allison Guerrero: Bill Swimin ishte një mik shumë i mirë i imi. FBI po hetonte një rast tjetër ku unë u mora si dëshmitare dhe më trajtuan jashtëzakonisht keq mu duk sikur Billi më kishte tradhtuar. Juria e madhe vendosi të mos e hapte hetimin dhe gabimisht u deha një natë dhe i dërgova atë emalin ku i thoja nëse po gjykoni ketë krim pse nuk shikoni Charlien që ka mardhënjë jashtëmartesore me mua sepse Bill na njihte. U ndjeva e tradhtuar, isha e zemëruar ndaj Bill që e ndihja prej shumë vitesh edhe më parë se Charlie, kjo është prejardhja e atij emali.

Pse i përmendet në email udhëtimet e tij në Shqipëri? Çfarë dyshonit ju për udhëtimet e tij në Shqipëri?

Allison Guerrero: Nga fundi i mardhënjes sonë e ndjeva se diçka nuk po shkonte por nuk e dija çfarë. Kurrë nuk imagjinoja që do të tradhtonte SHBA-në. Për ketë jam e zemëruar që nuk më ka tradhtuar vetëm mua familjen time dhe të tijën por edhe SHBA-në vendin tonë. Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi, besoj se ai duhet të jetë në burg për gjithë jetën e tij për atë që ka bërë. Jam e sigurte që mund të ketë shumë më shumë se ato akuza që Charlie mund të ketë bërë, si në Shqipëri, me rusët apo edhe në vende të tjera të Ballkanit. Por edhe këtu në SHBA që ka kompromentuar sigurinë kombëtare por edhe të vendeve të tjera të Nato-së.

Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka patur  raporte të rrezikshme?

Allison Guerrero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeminstrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjent i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte ne New York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.

A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?

Allison Guerrero: Në Shqipëri janë takuar dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij do të thotë që kishte besim tek ju apo jo? 

Allison Guerrero: Në fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoi foton me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI.

Bënit biseda me të për punën?

Allison Guerrero: Jo nuk flisnim për punën. Apo për kolegët e tij apo ato që bënte ai në punë.

A keni qenë ende bashkë kur i ke dërguar emalin FBI?

Allison Guerrero: Jo ne ishim të ndarë në atë kohë.

Ai nuk ishte në dijeni të emalit që ju dërguat?

Allison Guerrero: Tani po, por në atë kohë nuk besoj se e dinte. Por nuk e di pasi nuk kam folur me Charlie prej 2019.

A mendon se ai është mërzitur për këtë?

Allison Guerrero: Po besoj se po. Unë shpresoja që emri im të mos dilte asnjëherë. Kur njerëzit më thanë që do të dilja në lajme vendosa që meqenëse kam patur më parë probleme me alkoolin dhe me gazetarin e Inside kam patur shpesh kontakt të bashkëpunoja me të. Por do të doja që askush të mos e dinte.

Je ndjerë e gënjyer apo e përdorur në mardhënjen me McGonigal?

Allison Guerrero: Po ,por e kam kaluar tashmë.

A ju kishte premtuar që do të martoheshit bashkë? Çfarë planesh bënit?

Allison Guerrero: Nuk kemi folur për martesë. Nuk dua të jem aspak e martuar nëse do të doja të isha e martuar do ta kisha bërë vite më parë sepse jam 49 vjeç. Nuk doja fëmijë më pëlqen të jem beqare më pëlqen shoqëria e një të dashuri dhe Charlie jepte një shoqëri të mirë, ishte sharmant.  Ishte tip i dalë dhe njerëzit tërhiqeshin prej tij nga ana shoqërore dhe donin të ishin përreth nesh sepse ishim të përfshirë në shoqërinë e New Yorkem. Doja vetëm të isha e dashura e tij.

Çfarë ju bëri të mërziteshit me McGonigal që më pas dërguat emailin? 

Allison Guerrero: U mërzita sepse kur isha e dashura e tij mendoja që ai do të ndahej shpejt, por nuk e kisha idenë që martesa e tij ishte paprekshme. Kur më tha që nuk ishte ndarë asnjëherë, nuk do të divorchej asnjëherë dhe kishte një jetë tjetër në Meriland ku shkonte një herë ose dy herë në muaj më ra bota mbi krye, u shkatërrova. Tani po që ndihem mirë sepse është një tradhëtar që ka dëmtuar njerëzit në SHBA dhe Shqipëri.

Si ishte marrëdhënia me familjen e tij?

Allison Guerrero: Kishte marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij shpenzonte kohë me ta njëherë apo dy herë në muaj me ta. Unë jam pak e tmerrshme për gruan e tij, për këtë kam shkuar edhe te psikologu, më vjen keq çfarë i kam shkaktuar asaj gruaje. Nuk dua që familja e dhe fëmijët e tij të preken.

Ju i keni dërguar emalie të vazhdueshme gruas së tij. A është përgjigjur ajo? 

Allison Guerrero: Ajo merrte në telefon babin tim dhe e ngacmonte atë, ai asnjëherë nuk reagoi. Të dya i kemi bërë keq njëra-tjetrës por janë të kaluara. Ajo pati edhe një padi kundër meje ku gënjeu që unë mund ti kisha shkaktuar vdekjen. Gruan e tij asnjëherë nuk e kam takuar. Më pas arritëm një marrëveshje dhe është pjesë e gjykatës në Meriland. Sa për 20 telefonatat thjeshtë kam qenë e dehur dhe kam shtypur numrin e saj pa pushim.

A ka njerëz që mund të dinë të fshehtat e McGonigal?

Allison Guerrero: Kishte një shok të përbashkët që më tha që dinte se Charlie kishte një të dashur dhe unë i thash se jam unë.

Sipas jush a është i fajshëm McGonigal?

Allison Guerrero: Po për mua po.

Çfarë njeriu ishte ai? 

Allison Guerrero: Ishte i sjellshëm shumë i përkushtuar. Njeri i lumtur, bujar, i pëlqente të bënte ndere dhe favore. Nuk ka qenë asnjëherë i egër. Profesionalisht ishte shumë i zoti.

Po tani çfarë mendon për të?

Allison Guerrero: Tani e konsideroj tradhtar. Nëse do ta dija nuk do të kisha qëndruar me të. Jam e tej mbushur me zemërim dhe mendoj se e meriton dënimin që do të marrë. Nuk ja kisha idenë që ishte i përfshirë me Rusët mendoja që vetëm kishte shoqëri me Ramën dhe e besoja atë. Tani e konsideroj një njeri të lig që ka tradhtuar vendin. Është aq djallëzor sa dhe vet Putini sepse ai punonte për FBI, ai ndërroi sjokëtbe ekipit për para. Jam shumë e habitur pse e ka bërë.

Si po diskutohet kjo çështje tani atje?

Allison Guerrero: Nuk po e ndjek shumë sepse jam e zënë me punë. Por e gjithë media jonë dhe të dy krahët politikë janë të zemëruar. Tani është një person i urryer.

Ka bërë ndonjë tentativë për të komunikuar me ju? 

Allison Guerrero: Jo nuk ka bërë asnjë tentativë.

A mendon se rrezikon një dënim të rëndë?

Allison Guerrero: Nuk e di thjeshtë di që ka një avokat të shkëlqyer. Duhet të presim vendimin e gjykatës mbase do të bjerë në ujdi që të bëj një dënim më të vogël dhe të vetshpallet fajtor ose të mos i pranoj dhe të vlerësojë juria nëse do shpallet fajtor.

A mendon se do ta takosh një ditë?

Allison Guerrero:: Jo

A keni frikë?

Allison Guerrero: Jo nuk kam frikë. Nuk friksohem kolloj aq më pak nga ai.

Si ka ndryshuar jeta juaj?

Allison Guerrero:

Nuk më ka prekur as mua as familjen time jemi thjeshtë të habitur dhe të mërzitur pse e ka bërë. Kushërijntë e mi dhe im atë kanë një lloj pështirosje ndaj tij?

Me kë jeton?

Allison: Unë jetoj vetëm dhe jam beqare.