Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi sot ndihmë të pakufizuar për tërmetin shkatërrimtar me magnitudë 7.8-që goditi Turqinë e Sirinë, i cili vrau mijëra njerëz teksa flinin.
“Ne vuajmë bashkë me ta. Është vërtet e trishtë. Kjo është një katastrofë e madhe prandaj bashkë me të gjithë të tjerët ne ofrojmë ndihmë me të gjitha mjetet tona”, tha Olaf Sholz.
“Jemi duke u koordinuar me qeverinë turke por sigurisht dhe me të tjerë në Evropë që kanë ofruar ndihmën e tyre”.
“Tani është një çështje shpejtësie, për të vënë në lëvizje atë që kemi ngritur, për shpëtimin e jetëve”, shtoi kancelari.
Olaf Scholz premtoi sot ndihmë të pakufizuar për tërmetin shkatërrimtar me magnitudë 7.8-që goditi Turqinë e Sirinë, i cili vrau mijëra njerëz teksa flinin.