Ballina Bota Vazhdojnë pasgoditjet/3 tërmete të njëpasnjëshme shkundin krahinën Elâzığ të Turqisë

Vazhdojnë pasgoditjet/3 tërmete të njëpasnjëshme shkundin krahinën Elâzığ të Turqisë

Sipas njoftimit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 3 tërmete të mëdha kanë ndodhur në rrethin Palu të provincës Elazig. Tërmetet janë ndjerë në krahinat përreth.

Si pasojë e shkatërrimeve të shkaktuara nga tërmetet në Kahramanmaraş të Turqisë, vazhdojnë pasgoditjet në rajonin e tërmeteve.

3 tërmete kanë ndodhur në rrethin Palu të provincës Elazig. Intensiteti i tërmeteve, të cilët janë ndjerë edhe në krahinat përreth, ka qenë mbi magnitudën 4 ballë.

Sipas deklaratës së AFAD, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka ndodhur në rrethin Palu të Elazigut në orën 3.37 të mëngjesit. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 11 kilometrash.

Në orën 3.39, një tërmet tjetër 4.8 ka ndodhur në të njëjtin rajon.

NJË TËRMET I TRETË
Sipas deklaratës së AFAD-it, tërmeti i tretë ka ndodhur pas dy tërmeteve. Magnituda e tërmetit të ndodhur në orën 04.07 ishte 4.6 ballë dhe thellësia 14 km.