Tronditëse janë historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person.
Një i tillë është ai i 7-vjeçarit Ahmet Erdem, i cili u nxor i gjallë nga mbeturinat e një ndërtese në qytetin Antiyaman në rajonin Kahramanmaras 70 orë pas tërmetit vdekjeprurës.
Në videon e shpëtimit të 7-vjeçarit të bllokuar në kompleksin e banesave shumëkatëshe në Antiyaman, dëgjohet djali i vogël duke kërkuar çamçakëz.
“Ne do të të japim çamçakëz Ahmed. E ke gati bukën me çokollatë. Hajde Ahmed, hajde djali im”, dëgjohen shpëtimtarët duke i thënë 7-vjeçarit.
Sipas mediave turke, fjalët e para të 7-vjeçarit Ahmet kur doli nga rrënojat ishin “Nesër kam shkollë”
-Ahmet’e sakız ayarlayacakmışsınız.
-Sana çikolatalı ekmek de hazır. Gel Ahmet’im gel oğlum…Adıyaman’da çöken bir apartmanın enkazında mahsur kalan 7 yaşındaki çocuk 70 saat sonra kurtarıldı.https://t.co/7zFsITeEQs pic.twitter.com/VOwEeKWCKX
— TRT HABER (@trthaber) February 9, 2023