Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , ka thënë sonte se do t’i përmbahet vijave të kuqe në takimin e së hënës në Bruksel.
Në pyetjen e gazetarit në hapjen e panairit të turizmit në Beograd, nëse të hënën në Bruksel, ku do të diskutohet propozimi franko-gjerman, pra ai europian, nisur nga mesazhet nga BE-ja, pritet çdo lloj pranimi dhe nëse do të jetë në një formë të shkruar dhe nëse Serbia do të mbetet në vijat e kuqe të mëparshme, Vuçiq me përgjigje:
“E kuptoj shqetësimin tuaj, kemi shumë netë të vështira përpara, por Serbia do t’i përmbahet asaj që kam thënë në Asamblenë Kombëtare”, tha Vuçiq./tetova.com