Ballina Aktualitet Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit (VIDEO)

Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit (VIDEO)

Ndonëse qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar, i cili sendërzohet në shqprehjen e ambasadorit amerikan: “krijimi i asocacioni është urgjent”, ka arritur në një konsensus se shoqata e komunave serbe duhet themeluar para diskutimit të planit franko-gjerman, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmbysur tavolinën duke thënë se kjo mund të ndodhë vetëm në kuadër “të marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke”. Këtë “PO” me kushte per ate qe dikue e emeronte si “Zajednica” kryeministri i Kosovës e ka bërë të ditur gjatë një debati në parlament, ku ai ka shpalosur planin me gjashtë pika për mundësinë e krijimit të asocacionit.

Sipas asaj që njofton REL, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe së pari “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”.

Së dyti ai nuk mund të jetë njëetnik. “Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale”, është shprehur Kurti.

Trysnia për Asocacionin/ A do dorëzohet Albin Kurti?

Një tjetër kusht është ai i zbatimit të parimit të reciprocitetit duke sygjeruar që në mënurë të njëjtë të sillet edhe serbia me shqiptarët që jetojnë në territorin e saj:“Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, ka thënë Kurti.

Kushti i katërt, sipas Kurtit, është që, para themelimit të Asociacionit, “strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.

Së pesti sipas kryeministrit të Kosovës “Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet vetëm pas njohjes reciproke”.

Duke numëruar kushtin e fundit, Kurti ka thënë se “presidenti serb [Aleksandar Vuçiq] duhet t’i tërheqë letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së dhe te të tjerat për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar me forcë kohët e fundit nga pala kosovare që të respektojë marrëveshjet e arritura në vitet 2013-2015 për krijimin e asocacionit.

Të martën Ambasada Amerikane organizoi një diskutim me dyer të mbyllura mes gjithë faktorëve rilevantë të shoqërisë për të debatuar për mënyrën se si do të duhej të ishte ky “asocacion”. Një ditë më parë, të hënën, fondacioni gjerman, Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), publikoi një draft sipas të cilit Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të ketë kryetarin, asamblenë, flamurin dhe stemën e tij “duke pasur të drejtë të ketë buxhet të tijin, llogari bankare, prona, si dhe të angazhohet në transaksione financiare”.

https://youtu.be/XGxii4Rse6s

Themelimi i këtij gati shtet brenda shtetit u përshkrua me këto terma nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier: “Kjo është vendimtare, kjo është e rëndësishme, kjo është urgjente”. Përpara tij me një editorial të destinuar për publikun kosovar dhe të botuar në Koha Ditore Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari special i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar u morën vetëm me këtë temë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka këmbangulur edhe ai në lidhje me Asociacionin, duke shpërndarë në Tëitter deklaratën e SHBA-ve në lidhje me këtë çështje.

Rohde në postimin e tij shkroi se Kosova është zotuar që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe qysh prej disa vitesh dhe se themilimi i tyre është i vonuar. Ai shtoi se me Asociacionin Prishtina do të çojë përpara bisedimet e normalizimit në marrëdhëniet me Serbinë.

Albin Kurti: Ata që kërkojnë Asociacionin, të tregojnë se ku gaboi Ahtisari

Ndërsa një muaj më parë, Gabriel Escobar, pati kërcënuar se nëse kryeministri Kurti që ka shprehur rezerva për krijimin e një asocacioni monoetnik rrefuzon ta pranojë atë, vendi i tij do të kërkojë partnerë alternativë.

Por deri më tani duket sikur qeveria e kosovës nuk është zbrapsur nga kjo trysni. “Këto gjashtë kushte që i vendosa unë, janë kushte politike dhe kanë bazë në aspektin demokratik, universal dhe evropian të qeverisjes dhe politikëbërjes”, u shpreh Albin Kurti në kuvend.

Në të njëjtën kohë që kryeministri kosovar iu drejtua kuvendit të njëjtën gjë bëri edhe presidenti Vuçië në parlamentin serb. Ai foli në lidhje me pasojat që mund t’i pësonte Serbia në rast se refuzonte planin franko-gjerman. Vuçiçi u shpreh se ishin dëshmitarë të një lloji të Luftës së Tretë Botërore dhe se në këtë situatë shtetet e vogla nuk mund të ishin aq të lira sa do të donin. ©Lapsi.al