23 ditë pas tërmetit në Antakya të Hatajit, një qen i quajtur ‘Aleks’ u nxor i gjallë nga rrënojat.
Murat Arıcı, i cili jeton në rrethin Akcurun, kërkoi ndihmë nga ekipet e shpëtimit kur dëgjoi zërin e qenit të tij siberian Husky, i cili mbeti në rrënojat si pasojë e prishjes së ndërtesës dykatëshe, e cila përdorej si një kasolle.
Ekipet e bashkisë Konya Seydişehir, të cilët shkuan në Hatay pas fatkeqësisë së tërmetit, nisën punën kur dëgjuan dje zhurmën e një qeni në rrënoja në Akcurun të rrethit Antakya.
Pas rreth dy orësh punë, qeni u shpëtua nga vendi ku kishte ngecur.
Qeni i rraskapitur u dërgua në spitalin fushor të Federatës për të Drejtat e Kafshëve (HAYTAP) për mjekim.
Qeni i quajtur ‘Aleks’, i cili iu dorëzua anëtarëve të Federatës për të Drejtat e Kafshëve (HAYTAP), u dërgua për mjekim në Antakia.
Pronari i qenit, Murat Arıcı, falënderoi ekipet.
Vullnetari i HAYTAP-it, Osman Polat, i cili e nxori Aleksin nga rrënojat, i kujtoi korrespondentit të AA-së se nga tërmetet janë dëmtuar rëndë edhe kafshët.
Duke theksuar se Aleks ka humbur peshë, Polat vuri në dukje se shëndeti i përgjithshëm i kafshës ishte i mirë.