Transmetimi i drejtpërdrejtë tregoi se si disa njësi speciale të policisë ishin pozicionuar para derës së farmacisë. Pastaj një zhurmë e fortë. Një i dyshuar mashkull është arrestuar. Këtë e konfirmojnë policia dhe prokuroria.
Ndërtesa është duke u kontrolluar, deri më tani nuk ka persona të lënduar gjatë hyrjes. Policia kishte qenë më parë në një operacion në shkallë të gjerë për shkak të një pengmarrjeje në “Farmacia e Kongresit” në Karlsruhe.
Për arsye taktike policia nuk ka dashur të thotë asgjë për numrin e personave në farmaci. Sipas “ Stuttgarter Zeitung ”, në farmaci ndodheshin dy pengje.
https://youtu.be/8ikE-Ms42GY
Më parë, pengmarrësi kërkoi një milion euro për lirimin e pengjeve, sipas “Stuttgarter Nachrichten”.
Mediat gjermane raportuan se një krizë pengjesh ishte duke u zhvilluar në një farmaci në qytetin Karlsruhe në Gjermaninë jugperëndimore.
Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje për një pengmarrje në një farmaci në rrugën Etlinger. “Situata aktuale është e paqartë, më shumë informacion së shpejti”, shkroi policia lokale në Twitter. Nuk dihet ende se sa persona janë aktualisht në farmaci, pra sa pengje janë.
Gjithçka filloi në orën 16:30. Deutsche Welle raporton se policia ka rrethuar zonën përreth farmacisë që ndodhet në qendër të Karlsruhes dhe mësohet se policia ka vendosur kontakte me personin e dyshuar për marrjen e pengjeve.
Karlsruhe, jo shumë larg kufirit francez, është një qytet me rreth 300,000 banorë dhe shtëpia e Gjykatës Federale të Drejtësisë, gjykata më e lartë e Gjermanisë. Policia u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonës dhe ata që nuk mund të arrijnë në shtëpitë e tyre mund të strehohen në një shkollë aty pranë.
Incidenti vjen pas një sulmi vdekjeprurës mbrëmjen e djeshme në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.