Zjarrfikësit kanë gjetur një skenë zemërthyese kur kanë hyrë në banesën në Novi Pazar ku ka rënë zjarri mëngjesin e sotëm. Ata gjetën katër fëmijë të vdekur nga 4 muajsh deri në 5 vjeç në të njëjtën dhomë.
Nëna e fëmijëve ndodhet në Spitalin e Novi Pazarit, ndërsa babai është transportuar me urgjencë në Beograd.
Gjatë zjarrit, fëmijët ndodheshin në të njëjtën dhomë ku me shumë mundësi janë asfiksuar nga tymi.
Sipas informacioneve jozyrtare, zjarri ka gjasa të ketë ndodhur nga pakujdesia , pasi prindërit ngroheshin me sobë termale dhe kalorifer.
Katër fëmijë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm nga zjarri në një banesë në Novi Pazar, njoftoi MPB e Serbisë. Zjarri është raportuar në orën 07:24.
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamenti për Situata Emergjente në Novi Pazar, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë dalë në vendngjarje brenda një minute dhe kanë arritur për pak minuta, ku kanë konstatuar zjarrin, i cili tashmë ishte në fazën e tërbimit. tha Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë hyrjes në ambientet që ishin nën zjarr, kanë gjetur katër fëmijët të cilët me shumë gjasa kishin vdekur nga mbytja me monoksid karboni, ndërsa babai dhe nëna kishin mbetur të plagosur në dhomën ngjitur.
Zjarri është lokalizuar dhe më pas është fikur me shpejtësi, ndërsa hetimet do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit dhe mbytjes së fëmijëve.
Ndonëse zjarrfikësit-shpëtimtarët kanë reaguar shumë shpejt dhe kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duket se zjarri ka shpërthyer shumë më herët se sa është raportuar, duke pasur parasysh se zjarri është kapur në fazë të furishme, thuhet nga MPB./tetova.com