Ballina Bota Trenat që u përplasën në Greqi udhëtonin me shpejtësi 160 kilometra në...

Trenat që u përplasën në Greqi udhëtonin me shpejtësi 160 kilometra në orë/Të gjitha detajet për aksidentin më të rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë! (VIDEO+FOTO)

Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.Si pasojë 38 persona kanë gjetur vdekjen dhe 85 janë plagosur, prej të cilëve 25 ndodhen në gjendje kritike. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti tragjik me të paktën 38 të vdekur në zonën e Tempes, i shkaktuar nga përplasja e dy trenave mendohet të jetë si pasojëe një gabimi njerëzor.

Sipas mediave greke, pavarësisht qindra milionëve të shpenzuara gjatë 30 viteve të fundit në hekurudhën greke, mungesa e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe telekomandimit në të gjithë gjatësinë e aksit hekurudhor Athinë-Selanik vazhdon të shkaktojë probleme.

Edhe pse është shumë herët për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e tragjedisë fatale, të dhënat tregojnë se dy trenat janë përplasur kokë më kokë.

Duke folur për mediat vendase, presidenti i OSE-së, Kostas Genidounias , tha se nëse do të kishte funksionuar sinjalizimi me dritë, tragjedia mund të ishte shmangur, raporton abcnews.al.

“Ndodhi ajo që ne kemi bërë thirrje gjatë gjithë viteve të funsit pasi sistemet elektronike nuk funksionojnë dhe gjithçka bëhet manualisht në aksin Athinë-Selanik.

Nëse dritat do të funksiononin, shoferët do të shihnin sinjalet e kuqe dhe do të ndalonin”.

Lidhur me rrethanat e aksidentit, Genidounias, shpjegoi se në pikën ka një linjë të dyfishtë, një tren ngjitet, një zbret, por të dy kanë qenë në të njëjtën linjë.

Vlen të theksohet se ka pasue gjithashtu probleme në furnizimin me energji elektrike të rrjetit që pasditen e djeshme pasi është prerë një kabllo në Paleofarsalos, duke shkaktuar vonesa në itinerare, raporton abcnews.al.

Për numrin e pasagjerëve dhe problemet me biletat, përfaqësues të Hellenic Train pohojnë se ka një listë të pasagjerëve por në hekurudhë nuk është e detyrueshme identifikimi si në avionë, ndaj një emër mund t’i korrespondojë 4 biletave, duke vështirësuar indifikimin e viktimave.

Tragjedia në Greqi/ Në 3 vagonët e parë të gjithë të vdekur, shumica fëmijë dhe studentë

GREQI- Ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, imazhet e reja që dalin nga Tempe nxjerrin në pah përmasat e tragjedisë. Sipas mediave grekeve po punohet për nxjerrjen e dy vagonëve të parë të trenit, ndërsa ekipet e shpëtimit po nxjerrin trupat nga vendi i ngjarjes.

“Ne dërguam 20 vullnetarë të Kryqit të Kuq nga departamentet e Larisës, Katerin dhe Elassona në vendin e ngjarjes. Në tre vagonët e para nuk ishte e mundur të afrohesha shumë, mbërritëm në orën 12:30 të mbrëmjes”, tha një prej anëtarëve të kërkim-shpëtimit.

“Situata ishte tragjike, pasi kishte shumë të vdekur. Ne gjetëm në fusha 4 deri në 5 persona që nuk ishin gjallë dhe në vagona, kryesisht në tre të parët, nuk kishte asnjë të gjallë”, tha ai.

Ai tha se në mesin e të vdekurve ka fëmijë shumë të vegjël, mes tyre edhe studentë.

“80% e personave ishin nën 30 vjeç”, deklaroi ai.

Cili ishte shkaku i aksidentit tragjik në Greqi

Aksidenti tragjik me të paktën 38 të vdekur në zonën Tempes në Greqi i shkaktuar nga një përplasje e rëndë mes trenit të pasagjerëve dhe atij të mallrave, sipas informacioneve të para, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor.

“Protothema” shkruan se pavarësisht qindra milionëve të shpenzuara gjatë 30 vjetëve të fundit në hekurudhën greke, mungesa e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe telekomandimit në të gjithë gjatësinë e aksit hekurudhor Athinë-Selanik vazhdon të bllokojë hekurudhën greke.

Edhe pse, siç shkruan media greke, është herët për të hedhur dritë të plotë mbi aspektet e tragjedisë, të dhënat e para tregojnë se dy trenat janë përplasur ballë për ballë.

Raportohet se mjeshtri i stacionit në Larisa nuk ka rrotulluar çelësat, përmes të cilëve rregullohet mekanikisht kalimi i trenave në kryqëzimet, duke i dërguar dy trenat në të njëjtën linjë.

Duke folur për mediat vendase, presidenti i makinistëve të OSE-së, Kostas Genidounias, ka thënë se nëse do të kishte funksionuar sinjalizimi me dritë, tragjedia mund të ishte shmangur.

“Ndodhi që ne kemi bërë thirrje vitet e fundit pasi sistemet elektronike nuk funksionojnë dhe gjithçka bëhet manualisht në aksin Athinë-Selanik. Nëse dritat do të funksiononin, shoferët do të shihnin sinjalet e kuqe dhe do të ndalonin”, ka thënë ai.

Pasagjerët rrëfejnë kaosin e përplasjes së dy trenave në Greqi: Thyem xhamat me valixhe për të shpëtuar

Një ngjarje tragjike ndodhi pas mesnate në Greqi , ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, 38 persona kanë humbur jetën dhe mbi dhjetëra janë plagosur. Një tren, i cili u përplas kokë më kokë në një tren mallrash po transportonte 350 persona nga Athina në Selanik.

Të shumta kanë qenë dëshmitë e të mbijetuarve të cilët kanë treguar tmerrin gjatë përplasjes.

Pasagjerët thanë se treni ishte kryesisht me të rinj, me gjasë për faktin se Selaniku është shtëpia e mijëra studentëve që mund të ishin kthyer pas një fundjave në shtëpi.

“Fëmija im nuk po më përgjigjet,” tha një grua teksa priste në një stacion treni në Selanik.

Një grua tjetër vrapoi për të përqafuar vajzën e saj teksa ajo zbriste nga një autobus me të mbijetuarit. Një burrë që po udhëtonte në një nga vagonët e fundit tha se ndjeu se treni dridhej.

“Unë arrita të dal dhe shkova në pjesën e përparme, treni ishte i përkulur në një kënd 90 gradë, gjysma e tij ishte varur”, tha ai.

“Ishin pesë persona të plagosur pikërisht aty ku qëndroja unë”.

Një gazetar që ishte në skenën e përplasjes shkatërruese të natës së kaluar ka përshkruar se si të mbijetuarit thyen dritaret me valixhet e tyre për të shpëtuar.

Alexia Kalaitzi e kaloi natën në Selanik duke biseduar me të mbijetuarit. Gazetari tha për BBC-së se një 20-vjeçar, doli nga një vrimë kur vagoni i tij i trenit u anua dhe papritmas u shemb.

“Njerëz të tjerë përshkruan se duhej të përdornin bagazhet e tyre për të thyer dritaren dhe për të shpëtuar,” tha ajo.

“Ata panë dy vagonët e parë në flakë dhe tymin që ishte përhapur kudo, dhe njerëzit ishin në panik dhe vetëm ulërinin.” Një tjetër i mbijetuar tha për mediat lokale se “dritaret po thyheshin dhe njerëzit po bërtisnin” ndërsa përpiqeshin të shpëtonin.

38 viktima në Greqi/ Ja pse trenat e përplasur ishin në të njëjtën linjë

Numri i të vdekurve nga përplasja tragjike mes dy trenave në Greqi ka shkuar në 38. Sipas medieve greke, ka edhe persona të humbur.

66 persona janë plagosur dhe 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Përplasja mes dy trenave, një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash, ndodhi në Larisa. Prokuroria ka nisur hetimet për të kuptuar se përse dy trenat ishin në të njëjtën linjë shinash. Gazeta Protothema shkruan se deri më tani duket se ka qenë një gabim njerëzor.

“Pavarësisht se janë shpenzuar qindra milionë gjatë 30 viteve të fundit për hekurudhat greke, mungesa e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe telekomandimit në të gjithë gjatësinë e aksit hekurudhor Athinë-Selanik vazhdon të jetë një problem për hekurudhën greke, e cila vetëm për një mrekulli, nuk ka vajtuar kaq shumë vdekje sa sot.

Edhe pse është shumë herët për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e tragjegisë fatale, të dhënat fillestare tregojnë se dy trenat janë përplasur kokë më kokë, ndoshta me shpejtësi të madhe.

Dyshohet se përgjegjësi i stacionit në Larisa nuk i ka rrotulluar çelësat, përmes të cilëve rregullohet mekanikisht kalimi i trenave në kryqëzime, duke i dërguar dy trenat në të njëjtën linjë,” shkruan gazeta.