Rusia ka bërë zhvendosjen më të madhe të një flote të saj detare që nga nisja e luftës në Ukrainë. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht jo shumë larg brigjeve të Shqipërisë.
Media italiane e njohur “La Repubblica” raporton se një frigatë, dy korveta dhe anija çisternë që i shoqëronte kaluan njëra pas tjetrës ngushticën e Gjibraltarit, duke lundruar drejt Detit Atlantik. Kjo ishte një lëvizje surprizë që uli në minimum prezencën e Marinës Detare të Rusisë në Mesdhe.
Aktualisht, në ujërat që lagin dhe Shqipërinë, Moska ka lënë një nëndetëse konvencionale, një korvetë dhe një fregatë.
Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr avionmbajtëset. Kjo duket si një fazë që qetësia e munguar është rikthyer në Detin Adriatik, Jon dhe në të gjithë Mesdheun.