Ballina Bota Lëvizje surprizë e flotës ruse, “çlirohet” Adriatiku dhe Joni

Lëvizje surprizë e flotës ruse, “çlirohet” Adriatiku dhe Joni

Rusia ka bërë zhvendosjen më të madhe të një flote të saj detare që nga nisja e luftës në Ukrainë. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht jo shumë larg brigjeve të Shqipërisë.

Media italiane e njohur “La Repubblica” raporton se një frigatë, dy korveta dhe anija çisternë që i shoqëronte kaluan njëra pas tjetrës ngushticën e Gjibraltarit, duke lundruar drejt Detit Atlantik. Kjo ishte një lëvizje surprizë që uli në minimum prezencën e Marinës Detare të Rusisë në Mesdhe.

Aktualisht, në ujërat që lagin dhe Shqipërinë, Moska ka lënë një nëndetëse konvencionale, një korvetë dhe një fregatë.

Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr avionmbajtëset. Kjo duket si një fazë që qetësia e munguar është rikthyer në Detin Adriatik, Jon dhe në të gjithë Mesdheun.

Artikulli paraprakÇudirat tek Bayern Munchen nuk kanë të sosur
Artikulli tjetërPunonjëset detyrohen të zhvishen para se të futen në kompaninë e oligarkes së Putin