Ballina Bota Mediat britanike: Rusia po përgatitet për sulm ndaj Britanisë

Mediat britanike: Rusia po përgatitet për sulm ndaj Britanisë

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruante dje se Vladimit Putin po përgatitet për luftë me Perëndimin dhe madje edhe për një sulm ndaj Britanisë së Madhe, autori, Bob Seely raporton se prania e anijeve spiune rus në afërsi të brigjeve britanike lidhet me hartëzimin e pikave të goditjes së infrastrukutrës kritike në eventualitetin e një konflikti në shkallë të gjerë me Perëndimin.

“E vërteta e qartë është se kundërshtarët tanë, Rusia në Perëndimi dhe Kina në Lindje po përgatiten për një konflikt të gjerë. Kjo nuk do të thotë se konflikti do të ndodhë, por se se duhet që ugjentisht të njohim përmasën e kërcënimit ndaj rendit aktual. Bota jonë po bëhet dukshëm më e rrezikshme dhe Britania nuk është gati”, shkruan nër të tjera autori.

Shënimi përkon me një klimë acide mes Kremlinit dhe Londrës, kjo e fundit një ndër akotrët përcaktues në vijimin e luftës nga pala ukrainase. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev e ka cilësuar sot Britaninë e Madhe si:

Përshkrimi gjen rrënjët në histori, te roli diametrialisht i kundërt gjeopolitik që luan njëri vend në raport me tjetrin në Europë që prej 2 shekujsh, ndërkohë që Londra ruan ende në kujteë shijen e pakpërcyeshme të poshtërimit me “Rrethin e Kembrixhit”. Ku do të godasë Rusia dhe çfarë quhet sulm në kohën e sotme?

“Përveç ushqimit, kërkesat e përditshme kritike të shoqërisë moderne janë energjia dhe komunikimet. Arteriet nënujore të qytetërimit modern janë shumë pak. P.sh vetëm tre gazsjellës transportojnë 43% të furnizimit tonë me gaz. Pesë ndërlidhës sjellin energjinë nga dhe pre Britanisë së Madhe në Europë”, shkruan autori që vë në dukje se spiunazhi rus mbi parqet e energjisë me erë në fakt evidenton ekspozimin e tyre në pikëpamje ushtarake.

Sipas tij sulmi i Kremlinit do të jetë heterodoks nga pikapëmja ushtarake, duke bashkuar në vetvete të gjitha mjetet paralizuese në burim të të cilave qëndron mendimi i komandës ruse që sanksionon se “rregullat e luftës kanë ndryshuar”.

Një goditje kibernetike mënjanon përgjigjen e NATO-s, sepse nuk kualifikohet zyrtarisht si shkak formal për kundërpërgjigje solidare. Seely, që mban edhe një Dokotraturë mbi strategjinë ushtarake ruse shkon edhe më tej kur e parashtron opsionin e konfliktit si eminent dhe që do të formësojë të ardhmen e njerëzimit, qytetërimit:

“Ky shekull do të dëshmojë një betejë mes dy versionave të njerëzimit: shoqërive të hapura si e jona kundër atyre të mbyllura, shoqëri autoritare që përdorin të gjitha format e pushtetit shtetëror për të shtypur popujt e tyre dhe kërcënuar të tjerët. Është një betejë që nuk e kemi dashur, por të cilën nuk mundet dhe nuk duhet ta humbasim”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews