Shikuesit panë të tmerruar teksa një makinë me dy fëmijë pasagjerë “u gëlltit” në një gropë të mbushur me ujë të nxehtë valë, në Rusi.
Katër persona thuhet se u plagosën, kur toka u hap në rrugën Drovyanaya, në Shën Petersburg. Pamjet telefonike të filmuara nga dëshmitarë të cilët tregojnë një SUV të bardhë të rrethuar plotësisht nga gropa, e cila ende po lëshonte avull.
Sipas raporteve lokale, gropa u shfaq pasi një tub uji i nxehtë u këput dhe shkaktoi rrëzimin e dheut dhe asfaltit poshtë automjetit.
Shoferi dhe djali i tij 10-vjeçar kanë pësuar djegie dhe janë dërguar në spital, ndërsa fëmija tjetër mësohet se ka mbetur i padëmtuar.
Mediat lokale thanë se njëri prej tyre u transferua në kujdesin intensiv me djegie që mbuluan mbi 30% të trupit të tij.
Shumë qytete ruse kanë termocentrale gjigante të ngrohjes qendrore që e dërgojnë ujin e mbinxehur në zonat e banimit – por shpërthimet nuk janë të rralla në vend mes infrastrukturës së vjetëruar.
Multiple people were hospitalised after a rescue operation, with one treated for burns covering 30% of their body
Një total prej 31 personeli emergjent dhe 11 njësi të pajisjeve speciale thuhet se po trajtonin operacionin masiv të pastrimit, ndërsa rruga është mbyllur përkohësisht për trafikun.
https://youtu.be/IXQl4ILKq1w