Ballina Kronika Hajdutët i zë gjumi në shtëpinë që po grabisnin (FOTO)

Hajdutët i zë gjumi në shtëpinë që po grabisnin (FOTO)

Dy hajdutë u ndaluan nga policia në komunën kolumbiane të Kaukazisë, në Bajo Cauca, Antioquia, pasi ishin  d e h u r dhe i zuri gjumi gjatë grabitjes së një shtëpie në lagjen El Bosque, raporton El Columbiano.

Vjedhësit kanë pritur që banorët të dalin dhe kanë hyrë në shtëpi nga dera e pasme.

Burrat filluan të hiqnin nga shtëpia pajisjet elektrike, kutitë e veglave, pijet, ushqimin dhe enët e kuzhinës dhe fshehën gjithçka në një shtëpi fqinje.

Teksa po nxirrnin sendet, ata filluan të pinin pije a l k o o l i k e deri sa i mori gjumi në dyshemenë e shtëpisë që po grabisnin. Disa orë më vonë hajdutët u zbuluan nga të zotët e shtëpisë, që lajmëruan autoritetet. Të dy u arrestuan dhe u akuzuan për vjedhje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews