Zjarri ka rënë në fabrikën e qilimave në bodrumin e ndërtesës 11-katëshe në Küçükçekmece të Stambollit. Flakët përfshinë pjesën më të madhe të ndërtesës, përfshirë gazetën Akit.
Zjarri në Küçükçekmece të Stambollit ka rënë rreth orës 16.00 në bodrumin e një pallati 11-katësh në rrugën Halkalı Dereboyu.
Tymi u ngrit nga seksioni i përdorur si një fabrikë qilimash. Ndërkohë që punonjësit brenda kanë dalë me mjetet e tyre, është njoftuar shërbimi zjarrfikës dhe ekipet shëndetësore.
Ndërsa zjarrfikësit kanë vazhduar të ndërhyjnë, zjarri është rritur dhe ka përfshirë ndërtesën.
Vazhdon puna për shuarjen e flakëve në godinën ku ndodhet Gazeta Akit dhe televizioni./tetova.com