21-vjeçari Albion Oda nga Veleshta e Strugës ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik në rrugën rajonale Strugë – Dibër, në hyrje të fshatit Veleshtë.
Në orët e para të ditës së sotme, një 21 vjeçar humbi jetën pas aksidentit të shkaktuar me makinën e tij në afërsi të qytetit të Strugës.
“Më 14 maj, rreth orës 00:50, në rrugën rajonale Strugë – Dibër, në hyrj të fshatit Veleshtë, 21 vjeçari me inicialet A.O. nga fsh ati Veleshtës, duke i dhënë makinës “Wolkswagen Golf” me targa të Strugës, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga”, sqarojnë nga policia.
Vdekjen e 21-vjeçarit e kanë konstatuar mjekët nga Qendra Mjekësorë në Strugë, ndërsa prokurori publik së bashku me policinë e Strugës kanë kryer hetim në vendin e aksidentit.
Mesazh ngushëllimi!
“Të Allahut jemi dhe vetëm te Ai do të kthehemi”
Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen e vëllait tonë nga mesi jonë Albion Oda nga f. Veleshtë i Strugës, i cili në një aksident rrugor humbi jetën.
Myftinia e Strugës në emër të Myftiut Mr. Salim ef Sulejmani, operativës së Myftinisë, anëtarëve, hoxhallarëve, këshillave të xhamive dhe mbarë besimtarëve Strugan, familjes së Albionit të afërt dhe të largët, miqëve dhe dashamirëve të tij, ju shprehim ngushëllime të përzemërta duke e lutur Allahun e Madhërishëm të na lehtësoje këtë dhimbje të përbashkët, të na jape durim për tu pajtuar me atë që Zoti ka caktuar për ne, si dhe Albionin ta shpërbleje me të mirat e botës tjetër.
Shërbimi për info.pranë Myftinisë së Strugës!