Ballina Kronika VIDEO/Aksident i trefishtë në Kosovë/ Autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe...

VIDEO/Aksident i trefishtë në Kosovë/ Autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe makinën/Drejtori i shkollës së nxënësve që u aksidentuan sot në Vragoli rrëfen ngjarjen

Rreth 30 persona janë lënduar në një aksident në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vragoli. Sipas policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion e një makinë me targa vendore.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime”, ka thënë nga policia e Kosovës.

https://youtu.be/h2UzN-faZsg

Radio Europa e Lirë raporton se në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe ekipet mjekësore. Ata nuk kanë dhënë shumë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve

Drejtori i shkollës së nxënësve që u aksidentuan sot në Vragoli rrëfen ngjarjen

Po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri për në Preshevë. Mirëpo në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa maturantë të shkollës së mesme teknike “Presheva” që po udhëtonin me autobus u aksidentuan me një kamion dhe një veturë.

Nga ndeshja, policia raporton se mbetën të lënduar 30 persona.

Drejtori i Emergjencës së QKUK-së Naser Syla, bëri të ditur se 13 të lënduar janë dërguar për trajtim dhe se të gjithë janë lëshuar për në shtëpi, pasiqë nuk kishin lëndime te rënda.

Talat Arifi, drejtor në SHML Teknike “Presheva”, pohon se 7 nga ta janë nxënës.

“Patëm një pauzë te një pompë e benzinës, dhe për 10 minuta udhëtim pasi dolëm ndodhi aksidenti. Kompania me të cilën e kemi organizuar këtë eksukurzion tani është organizuar dhe është duke e sjellë autobusin, që t’i marrë nxënësit e tjerë dhe t’i dërgojë në shtëpitë e tyre”, u shpreh Arifi.

Televizioni ka provuar të kontaktojë me udhëheqësit e kompanisë së autobusit, por të njëjtit nuk qenë të qasshëm.

Në udhëtim ishin edhe dy autobusë të tjerë që shpëtuan pa u përfshirë në ngjarje, të cilët po ashtu po ktheheshin nga shëtitja 6 ditore.

“Me vete kemi pas mjekun dhe infermierin të cilët menjëherë kanë dhënë ndihmat e para që duhet t’u jepen nxënësve për shkak të frikës që e patën në autobus”, tha tutje drejtori.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, pohoi se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, që tha se nxënësit janë mirë dhe se komuna bashkë me agjencionin turistik kanë marrë masa për sigurimin e transportit

@tn.lajmelokale
@tetovanews