Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, më 25 qershor, rreth orës 23:00 kanë ndaluar 41-vjeçarin A.R. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë dhe i kishte ofenduar ata derisa ishin duke kryer veprimet zyrtare pas kryerjes së kundërvajtjes në komunikacion nga motoçiklisti 18-vjeçar I.I., po ashtu nga Tetova. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatiten parashtresat adekuate.
Dyzet vjeçarja, banore e një fshati të Tetovës, më 25 qershor, në ora 14:00 në SPB-Tetovë ka denoncuar se rreth orës 11:00, bashkëshorti i saj 44 vjeçar Z.F. është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar. Ai është thirrur në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do t’i përgaditet parashtresë përkatëse.
Gjashtëdhjetë e dy vjeçari F.I. nga Tetova, dje
25-qershor, në ora 11:15 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 10:30 në rrugën “29-Nëntori” në Tetovë, për shkak të keqkuptimeve për parkimin e automjeteve të tyre, është sulmuar fizikisht nga personi M.Gj. (59), po ashtu nga Tetova. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.
Njëzet e dy vjeçarja G.S. nga Vrapçishti i Gostivarit, më 25 qershor, në ora 20:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 17:15, në oborr para shtëpisë së saj familjare, është sulmuar fizikisht nga fqinja e saj H.S. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, më 25 qershor, rreth orës 23:00, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë ndaluar një motoçikletën me targa të Tetovës, të drejtuar nga 26-vjeçari L.J., nga Tetova, në të cilin ka patur të instaluar sinjalizues zanor (të ngjajshme me ato të policisë) . Sinjalizimi menjëherë i është hequr dhe rasti është duke u zbardhur.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia në Tetovë mbrëmë ka arrestuar A.L (31) dhe S.B. (33) pas bastisjes në shtëpitë e tyre.
Në dy rastet është gjetur marijuanë.
Nga MPB paralajmërojnë se pas dokumentimit të rastit, kundër të arrestuarve do të dorëzohen parashtresa përkatëse.
“Më 24.06.2023 në ora 20:30 në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.L. (31) nga Tetova. Gjatë kontrollit në bazë të urdhrit gjyqësor në shtëpinë e tij në Tetovë është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Në ora 22.30 bastisje me urdhër gjyqësor është kryer edhe në shtëpinë e S.B. (33) nga Tetova, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me marihuanë, të cilat kanë qenë të përgatitura për shitje. Personi nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por më vonë është lokalizuar dhe ftuar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të dorëzohen parashtresa përkatëse”, kumtojnë nga MPB.
Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, më 22 qershor, rreth orës 16:30, kanë arrestuar 52-vjeçarin D.D. nga një fshat i Tetovës, për të cilin paraprakisht gruaja e tij 47-vjeçare kishte raportuar se në disa raste e kishte sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tyre të mitur. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Tridhjetë e tetë vjeçari S.A. nga Tetova, më 22-qershor, në ora 19:50 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit është sulmuar fizikisht nga një person. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar.
Më 22 qershor, në ora 09:00, J.M.(44) nga Odri i Tetovës ka raportuar në SPB-Tetovë se është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij I.Z.(31) në qendër të fshatit Belovisht të Tetovës, rasti është zgjidhur plotësisht dhe ndaj personave të përfshirë do pasojnë parashtresat përkatëse.
Më 22-qershor, rreth orës 20:15, në Vrapçishtë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë -Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 45-vjeçarin J.A. nga ky fshat, i cili ka sulmuar fizikisht fqinjin e tij E.E (60). Ndaj personit të raportuar J.A. është përgatitur parashtresë në bazë të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.
Më 22-qershor, rreth orës 16:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar 35-vjeçarin M.O. nga Debreshi i Gostivarit, i cili një ditë më parë ishte raportuar nga një 60-vjeçar turk dhe 26 bashkatdhetarë të tjerë, se ata dhe një person tjetër nga Gostivari i kanë mashtruar dhe nuk ua kanë paguar shumën e dakorduar për kryerjen e punëve ndërtimore në zonën e Gostivarit.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ku do të pasojë edhe parashtresë përkatëse.
Më 22 qershor, rreth pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 32-vjeçarin V.I. nga Gradeci i Gostivarit, pasi që gjatë kontrollit në një lokal dhe objekte ndihmëse në këtë fshat, të cilat i ka përdorur ai, të kryer me urdhër të gjykatës i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë një parashtrim përkatës.
Më 22 qershor, rreth orës 03:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, mbi stadiumin e futbollit të qytetit, kanë gjetur një materje pluhuri të bardhë. Diku më vonë lidhur me këtë rast, në Stacionin policorë Gostivar është është thirë në bisedë informative një person 56-vjeçar nga Gostivari dhe rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Dyzet e pesë vjeçari D.R. nga Tetova, më 21 qershor, në ora 21:30 në SPB-Tetovë ka raportuar, se dy orë më herët në rrugën “Gjoce Stojçevski” në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 21 qershor, në ora 15:10 në SPB Tetovë është raportuar se 53-vjeçari M.M është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune të konstatuara nga mjeku i Ndihmës së shpejtë, në shtëpinë e tij familjare në Debresh të Gostivarit, ku jetonte i vetëm. Është kryer këqyrja e plotë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit Publik mbi trupin e të ndjerit është kryer autopsia.
Më 21 qershor, në ora 13.00 personi A.H.(60) nga Republika e Turqisë në SPB Tetovë ka raportuar se në muajni mars të këtij viti përmes personi M.O.(36) nga Debreshi i Gostivarit, ai dhe 26 persona të tjerë, po ashtu nga Turqia, janë thirrur nga muaji prill për të filluar punët ndërtimore në objektet në zonën e Gostivarit dhe se E.M.(37) nga Gostivari do t’i paguajë rregullisht për punën e tyre. Por deri pak kohë më parë E.M. ka refuzuar t’u paguajë një shumë të caktuar parash dhe i ka kërcënuar. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Tridhjetë e gjashtë vjeçari L.J. nga Tetova, më 21 qershor, në ora 12:55 në SPB-Tetovë ka raportuar se në arën e tij në lokalitetin “Kalaja e Tetovës” ku ishte duke kryer punë të caktuara, ka gjetur një granatë dore, të dukshëm e korozuar. Është kryer kontrolli, ndërsa bomba është ngritur dhe transportuar nga një përfaqësues i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për granatë ddore të prodhimit kinez.
Gjatë natës (21 qershor), dyzet minuta pas mesnate, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 29-vjeçarin SH.A. nga Shemsova e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij “Volkswagen Golf 5” me targa të Tetovës, me të cilin udhëtonte, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
Më 20 qershor, rreth orës 19:35, në rrugën “107” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, kanë arrestuar 18-vjeçarin V.L. nga Tetova, pasi që gjatë kontrollit të kryer i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një thikë. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatiten parashtresa adekuate.
Më 20 qershor, në ora 18:50 në SPB-Tetovë është raportuar se autorë të panjohur kanë hyrë me forcë në kishën “Shën Arkangjel Mihail” në Jegunovcë të Tetovës dhe kanë marrë para. Është kryer këqyrja në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e rastit.
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, më 20 qershor, rreth orës 15:30, në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, kanë arrestuar 51-vjeçarin F.S. nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj toij është gjet dhe sekuestrua kokainë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
Më 19 qershor, rreth orës 12:30, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar një të mitur nga Dëbërca e Tetovës, të cilit gjatë kontrollit të kryer i është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë një parashtrim përkatës.
Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari R.S. nga Banjica e Epërme e Gostivarit, më 19 qershor, në ora 14:00 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 10:20 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, për shkak të mos pastrimit të marrëdhënieve borxh-besuese është sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Një burrë tetëdhjetë e gjashtë vjeçar nga Tetova, më 19 qershor, në ora 09:30 në SPB Tetovë ka raportuar se më 17 qershor rreth orës 15:00 në një dhomë në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij I.H. (54) dhe nipi B. H. (30) nga Tetova. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Më 19 qershor, në ora 17:25 në SPB-Tetovë është raportuar se 72-vjeçari G.A. nga Toplica e Gostivarit, duke u kthyer me automjetin e tij “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, ka goditur një fëmijë të mitur dhe e ka lënduar në oborrin e një familjeje tjetër nga i njëjti fshat, lëndime të konstatuar në Spitalin e Gostivarit. Një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Dyzet e tre vjeçari S.A. nga Vrapçishti i Gostivarit, më 19 qershor, në ora 21:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën lokale Zubovce-Vrapcishtë.
Dyzet e një vjeçari H.A. nga Çegrani i Gostivarit, më 18 qershor, në ora 21:15 në SPB-Tetovë ka raportuar se në një lokal në fshat, është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij B.F.(41). Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 18 qershor, në ora 21:00, personi J.Sh.(39) nga Senokosi i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se një orë e gjysmë më herët në fshat ka qenë i sulmuar fizikisht nga H.M.(75) nga i njëjti fshat. Sipas raportit, sulmuesi ka përdorur një mjet të fortë. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.
Më 19 qershor, në ora 03:30 gjashtëdhjetë e një vjeçarja nga Gostivari, në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj familjare nga motrat e saj Z.A.(69) dhe A.M.(55).
Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.
Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, më 15 qershor, rreth orës 20:50, në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar 20-vjeçaren R.H. nga Republika Sllovake, e cila më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme, por edhe për shkak të dyshimit se qëndronte në zonë e padeklaruar. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Më 15 qershor, rreth orës 10:00, në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll në në një automjet, në pronësi të 31-vjeçarit G.G. nga Çegrani i Gostivarit, i cili po vuante dënimin me burg. Gjatë kontollit është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Kundër G.G. pas dokumentimit të plotë të çështjes do të vijojë parashtresa përkatëse.
Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë, më 15 qershor, rreth orës 22:15, në kryqëzimin e rrugëve “Ivo Lola Ribar” dhe “Strasho Pinxhur” në Tetovë, kanë ndaluar personat S.M.(38) dhe M.U.(41), të dy nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, u është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Më 14 qershor rreth, orës 08:10, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçaren N.Z. dhe 66-vjeçarin N.Z. nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se po qëndronin në zonë të padeklaruar. Shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme.
Më 15 qershor, dhjetë minuta pas mesnate, 36-vjeçari A.M. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës në SPB Tetovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në mbikalimin e Negotinës nga dy persona me të cilët paraprakisht ishte marrë vesh përmes telefonit për shitjen e veturës së tij “Opel Astra”. Sipas raportit, njëri nga sulmuesit ka përdorur edhe një send të fortë, pas së cilës i kanë marrë çantën me para, dokumente dhe sende të tjera dhe janë larguar nga vendi. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Pjesëtarët peolicisë të SPB-Tetovë dje (13 qershor), rreth orës 04:15 në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë kanë ndaluar personat M.N. (53) nga Zhelina e Tetovës dhe A.N.(49) nga Xhepçishti i Tetovës, të cilët paraprakisht janë vërejtur duke tentuar të kryejnë një vjedhje në një parcelë të një kompanie nga Tetova, ku gjatë arrestimit i kanë sulmuar fizikisht pjesëtarët e policisë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohen parashtresa përkatëse.
Mbrëmë (14 qershor), rreth orës 01:20, në rrugën “133” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë ndaluar 51-vjeçarin B.E nga Tetova, për shkak të dyshimit se më parë ka kryer një vjedhje në një banesë në Tetovë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj tij do të ngrihet kallzim përkatës.
Dje (13 qershor), rreth orës 12:50, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 51-vjeçaren M.B. nga Republika e Shqipërisë për shkak të qëndrimit të parregullt në zonë. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Tridhjetë e gjashtë vjeçarja A.D. nga Gostivari dje (13 qershor), në ora 16:25 në SPB-Tetovë, ka raportuar se rreth orës 13:50 në një zyrë afariste në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar për shkak të borxhit të besuar me burrin e saj, ka qenë e sulmuar fizikisht nga personi E.B.(50) nga Gostivari. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar dje (13 qershor), rreth orës 07:30, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, kanë ndaluar personar N.A.(42) dhe Sh.J.(36) nga Llakavica e Gostivarit, të cilët kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të pahijshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, për të dy do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Shtatëdhjetë e katër vjeçari N.A. nga Vrapçishti i Gostivarit, dje (13 qershor), në ora 14:20 ka raportuar në SPB-Tetovë se në fshat mbesa e tij e moshës jomadhore është kafshuar nga një qen rrugësh.
Mbrëmjen e djeshme (13 qershor), në ora 23:00 në SPB-Tetovë është raportuar se 80-vjeçari R.A. nga Çegrani i Gostivarit, derisa ishte duke përgatitur darkën në objektin ndihmës pranë shtëpisë së tij familjare, i ka shpërthyer bombola e gazit dhe i ka lënduar duart dhe kokën, e më pas është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar për ndihmë mjekësore. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.
Dje (13 qershor) në orën 18.00, 51-vjeçari I.K. nga Shkupi ka raportuar në SPB-Tetovë se rreth orës 16:15 në tregun e madh në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.
Më datë 13.06.2023 në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë ndaluar personat G.S.(36) nga Tetova, N.A.(49) nga Xhepçishti i Tetovës dhe M.N.(53) nga Zhelina e Tetovës. Ata dyshohen se me datë 12.06.2023, rreth orës 19:00 në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, nga një automjet ngarkues i tipit “Opel Vivaro” me marka të regjistrimit të Gostivarit, pronë e personit L.A.(52) nga Gostivari, kanë vjedhë para në valuta dhe apoena të ndryshme si dhe gjësende të tjera.
Paratë dhe sendet marra janë gjetur dhe do t’i kthehen pronarit. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatitet kallëzim përkatës.
Më datë 12.06.2023 në ora 15:35 në SPB-Tetovë, 21-vjeçarja B.I. nga Poroji i Tetovës ka raportuar se rreth orës 15:15 është sulmuar fizikisht nga një person në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më datë 12.06.2023, në ora 10:00, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar e kanë ndaluar personin F.I. (41) nga Gostivari për shkak se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kanosur zyrtarët policorë dhe anëtarët e ekipit të Emergjencës Mjekësore të Gostivarit, të cilët kanë kryer veprime zyrtare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Më datë 12.06.2023, në ora 09:30 në afërsi të një shkolle fillore në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, kanë ndaluar një person të moshës jomadhore nga Tetova pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Pas dokumentimit të çështjes ndaj tij, do të vijojë parashtresa përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.
Më datë 12.06.2023, në ora 15:00, në Njësinë e Policisë Galatë, 26-vjeçarja M.D. nga Debreshi i Gostivarit, ka raportuar se në fshat është sulmuar nga qen rrugësh, me çka është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime.
Me datë 08.06.2023, në ora 21:10, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin A.A. (22) nga Tetova për shkak se në posedim tek ajo është gjetur marijuanë.
Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.
Me datë 08.06.2023, në ora 22:30, në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar e kanë arrestuar një person të moshës jomadhore nga Gostivari për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.
Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.
Me datë 09.06.2023, në ora 01.45, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin B.E.(22) nga Republika e Kosovës me banim në Tetovë, pasi që gjatë kontrollit, në posedim të tij është gjetur marijuanë.
Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse.
Më datë 08.06.2023, në ora 18:50, në rrugën “JNA” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë arrestuar personat J.F.(28), J.I.(26), E.E.(23), S.D.(31) dhe një të mitur, të gjithë nga Shkupi. Ata u gjetën duke ngarkuar sende në një kamion me targa regjistrimi të Shkupit, të cilat i morën nga një magazinë e përdorur nga një bastore sportive. Lidhur me ngjarjen, në ora 23:30 në Tetovë, është privuar nga liria edhe personi E.P. (33) nga Republika e Shqipërisë, me vendbanim të rregullt në Gostivar, i cili sipas raportimit i ka angazhuar personat që t’i marrin sendet nga depoja e basteores, pa dijeninë e personit M.U.(37) nga Gostivari, i cili ishte ortak i tij në bastore. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgatitet kallëzim përkatës.
Më datë 08.06.2023, në Vrapçishtë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë arrestuar personin M.Ç.(33) nga Republika e Turqisë. Gjatë bastisjes së kryer në një shtëpi në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Sanitar Shëndetësor, të cilin ai e përdorte si ordinancë për mjeksi alternartive, të kryer me vendim gjykate, janë gjet dhe sekuestruar një sasi e madhe tabletash, dokumentacioni mjekësor, para dhe sende të tjera. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
Më datë 08.06.2023 në ora 17:20, në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB- Gostivar kanë arrestuar personin N.B.(55) nga Srbinova e Gostivarit. Ai dyshohet se me përdorim të forcës fizike i ka mbajtur në shtëpinë e tij personat M.R.(35) dhe Xh.Ç.(26), të dy nga Gostivari, pasi që nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë gjatë vendosjes së inventarit në shtëpinë e tij.
Personi është ndaluar në Komisariat për sqarimin dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës.
Me datë 08.06.2023 në ora 11:40, zyrtarët policorë të Policisë së Jegunovcit e kanë arrestuar personin B.E.(31) nga një fshat i Tetovës për shkak se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 31-vjeçare.
Personi është ndaluar në Komisariat për sqarimin dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës.
Më datë 08.06.2023 në ora 10:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin M.Z.(32) nga një fshat i Tetovës për shkak se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 24 vjeçare.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.
Më datë 06.08.2023 në ora 19:20 në SPB-Tetovë, B.Z.(45) nga Tetova ka raportuar se ka gjetur vajzën e tij të mitur, për të cilën paraprakisht kishte raportuar se është larguar nga shtëpia. Sipas njoftimit, ata kanë kontaktuar me të, gjatë së cilës ajo ka deklaruar se jeton me të dashurin në Republikën e Malit të Zi.
Më 07.06.2023 në ora 21:05, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin J.F.(46) nga Zhelina e Tetovës. Rreth orës 19:30 në Bulevardin “Iliria” në Tetovë, ai ka goditur disa herë me automjetin e tij “Fiat Punto” veturën “Opel Astra” me targa të Tetovës, që drejtohej nga S.R. (30) nga Tetova, gjatë së cilës ka mbetur e lënduar M.R., lëndime të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës.
Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës.
Me datë 07.06.2023, në ora 14:10, në rrugën “176” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin A.J.(20) nga Tetova pasi që gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Pas dokumentimit të çështjes ndaj tij do të përgatitet një parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.
Me datë 07.06.2023 në vendkalimin kufitar Jazhincë, zyrtarët policorë kanë ndaluar M.B.(20) nga Republika e Shqipërisë për shkak të qëndrimit të parregullt në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo është mbajtur në SPB-Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Më datë 07.06.2023 në ora 12:50 në DPB- Gostivar, personi R.M.(39) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00:30 në rrugën “Boge Veljanoski” pas një mosmarrëveshje të shkurtër është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij R.S., i cili. duke përdorur edhe sende të forta ka dëmtuar automjetin e tij.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, më pas do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më datë 07.06.2023 në ora 17:30 në DPB-Gostivar, personi V.I. (31) nga Gostivari ka raportuar se në vendin e tij të punës në bazën për asfalt që gjendet në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë është kafshuar nga një qen i pastrehë.
Me datë 06.06.2023, në ora 16.50, në oborrin e Stacionit Policor Tetovë, me urdhër të gjykatës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kontrolluar veturën “BMW” me targa të Gostivarit, e cila ishte sjellë me datë 02.06.2023 nga rruga “Vidoe Smilevski. Bato” me shërbimin policor duke vepruar sipas kontroll aksionit, ku drejtuesi i mjetit personi G.G. (32) nga Çegrani i Gostivarit është arrestuar për shkak të vuajtjes së dënimit me burg, por i njëjti nuk kishte pranuar ta hap veturën për t’u kontrolluar. Gjatë kontrollit, në prani të pronarit B.Sh.(29) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, në bagazh është gjetur marijuanë, një send me mbetje kokaine dhe sende të tjera. Materialet e gjetura janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë raporti përkatës.
Me datë 06.06.2023, në ora 19:40, në bulevardin “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin I.I.(18) nga Sllatina e Tetovës, pasi që të njëjtën ditë rreth orës 19:00 është raportuar nga personi T.A. (43) nga Falishi i Tetovës, se e kishte sulmuar fizikisht në objektin e tij afarist.
Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 07.06.2023 në Policinë e Gostivarit, J.E.(38) nga Nistrova e Rekës së Poshtme, ka raportuar se rreth orës 00:40 në rrugën rajonale nga Zdunjë- Gostivar, në Gostivar është sulmuar fizikisht nga personi B.S.
Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtrimi përkatës.
Me datë 06.06.2023 në ora 18:15 në një qendër tregtare në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar dy vajza të moshës jomadhore nga Tetova dhe Selca e Tetovës. Ata janë kapur teksa kryenin një vjedhje në një lokal shitjeje.
Sender e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa të miturat janë ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
Më datë 06.06.2023 në ora 14:00 në SPB-Tetovë, A.R.(38) nga Siniçani i Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga një grua për shumën prej 350 euro. Sipas raportit, ata kanë rënë dakord me personin, punonjëse e autoshkollës, që ta ndihmonin të kalonte testin e shoferit, por marrëveshja nuk ishte përfunduar, pas së cilës ajo nuk ishte përgjigjur telefonatave të tij dhe ai e kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar.
Rasti është duke u zbardhur.
Më datë 06.06.2023 në ora 23:50 në Njësinë e Policisë-Tearcë, 31-vjeçarja Sh.A. nga Tearca e Tetovës ka raportuar se rreth orës 19:30 në fshat është sulmuar nga disa qen endacakë, me çka ka rënë dhe ka pësuar lëndime.
Me datë 05.06.2023 në ora 14:50 në rrugën “Gjorçe Petrov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin L.V.(31) nga Tetova për shkak se i janë gjetur dhe marrë dy shiringa, njëra prej të cilave ishte e mbushur me masë të lëngët, si dhe dy gjilpëra të papërdorura.
Personi në fjalë është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do ti përpilohet parashtresë përkatëse.
Me datë 05.06.2023 në ora 20:10 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB- Tetovë kanë arrestuar personat S.A.(52) dhe A.A.(24), të dy nga Tetova, pasi që janë sjellë në mënyrë agresive dhe kanë penguar një inspektor të DAP-it gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më datë 06.05.2023 në ora 16:00, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë ndaluar personin S.B.(45) nga Gostivari. Ai dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë, gjatë së cilës ka marrë para nga zyra e punës së personit SH.A.(31) nga Forina e Gostivarit. Paratë e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
Më datë 06.05.2022, në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00, është kryer kontroll aksion ndaj automjeteve të ngarkesave në zonën e SPB-Tetovë. Njëkohësisht, 4 drejtues mjetesh (TE-1 dhe GV-3) janë sanksionuar për drejtimin e mjeteve me parregullsi në pajisjet e frenimit. Ata menjëherë janë përjashtuar nga trafiku.
SPB-Tetovë edhe një herë apelon te personat juridikë dhe fizikë që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve, të rregullojnë dokumentacionin përkatës dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe pjesmarësve të tjerë në rrugë.