Ballina Kronika E rëndë në Kosovë, nëna tenton të hedhë nga ballkoni djalin 6-vjeçar!...

E rëndë në Kosovë, nëna tenton të hedhë nga ballkoni djalin 6-vjeçar! E shpëtojnë ekipet e emergjencës

Një krim në familje është parandaluar në Fushë-Kosovë këtë të premte.

Një grua në Fushë Kosovë, ka tentuar të hedhë të birin e saj vetëm 6 vjeç nga ballkoni.

Gazeta Express raporton se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.

Burimet bëjnë me dije se gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Po ashtu, mësohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.

Artikulli paraprak“Ma jep dorën…”/ Momentet e fundit të bankieres ruse para se të hidhej nga kati i 11-të (VIDEO)
Artikulli tjetër4 në 10 gra kanë mungesë hekuri për shkak të dietave