Ballina Aktualitet Historike! Avokatja shqiptare niset nga Otranto drejt Vlorës…me not

Historike! Avokatja shqiptare niset nga Otranto drejt Vlorës…me not

Eva Buzo rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm është nisur me not nga Otranto, për të realizuar një arritje epike: të arrijë deri në Vlorë.

Sipas mediave italiane, asaj do t’i duhen 40 orë not pandërprerë për të mbërritur në qytetin e origjinës së saj.

Avokatja 36-vjeçare që jeton në Kanada, do të shoqërohet nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.50 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence.

Ekipi i asistencës përbëhet nga 12 persona.

“E gjithë mbështetja jonë shkon për Evën për këtë sipërmarrje epike”, shkruan Bashkia e Otrantos.

Buzo do të bëje 91 kilometër për të arritur me not në bregun shqiptar.

“Janë 91 kilometra dhe është hera e parë që ndërmerret një iniciativë e tillë dhe është certifikuar nga maratona ndërkombëtarë. Unë kam mbërritur në Otranto tani dhe po shikoj bregdetin shqiptar, por këtë sfidë do e nis javën tjetër, jam e mirë përgatitur dhe e trajnuar dhe për këtë sfidë jam përgatitur dy viteve të fundit. Uji është i pastër dhe shikoj lidhjen e diellit jam shumë e emocionuar për atë që do të ndodhë javën tjetër”, ka thënë ajo në një intervistë pak ditë më parë.

Ndër të tjera, në intervistën e saj ajo ka theksuar se kjo është sfida më e madhe që ajo ka ndërmarrë pasi e fundit që ka bërë ka qenë 80 kilometër dhe ka zgjatur diku te 26 orë.

“Mënyra sesi ndodh një not me përmasa të tilla është se është një varkë nga pas dhe të jep ushqim çdo një orë,  unë nuk kam të drejtë të prek varkën dhe duhet që të lëviz nga forcat e mia. Në ekip janë trajneri im i sportit, drejtuesi i varkës. Unë nuk do të kem kohë për gjumë por duhet që të notoj gjithë kohën, do të nisem në mëngjes të mërkurën dhe shpresoj që të nisem në drekë të ditës tjetër. Rekordi im është 25 orë dhe 90 minuta, ka qenë korrikun e kaluar në Gjeneve në një liqen dhe është më e vështirë që të notosh atje në një distancë 80 km”, ka është shprehur Eva.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për gjyshin e saj, që kishte ikur shumë shpejt nga Shqipëria dhe për shkak se në vendin tonë, në kohën kur ai duhet të kthehej kishte luftë, u vendos në Australi dhe krijoi familje me një australiane.

“Gjyshi është rritur në Berat, pas një burse për të studiuar në Tiranë, filloi studimet në Turqi, më pas fitoi një bursë në Harvard, dhe u rikthye në Shqipëri për të punuar, pastaj shkoi në SHBA dhe më pas kur nisi lufta në Shqipëri ai u vendos në Australi”, ka thënë ajo ndër të tjera.

@tn.lajmelokale
@tetovanews