Ballina Aktualitet Dalin pamje të reja, përplasja e policisë me muxhahedinët (VIDEO)

Dalin pamje të reja, përplasja e policisë me muxhahedinët (VIDEO)

Në kanalet e tyre të komunikimit, muxhahedinët vijojnë të publikojnë pamje të tjera nga përplasja me Policinë e Shtetit në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

Siç shihet nga pamjet ka një konfrontim mes tyre dhe punonjësve të policisë. Këta të fundit kanë përdorur gazin lotsjellës. Ndërkohë shihet edhe një person i gjakosur. Ditën e operacionit një person raportohet i pajetë në kampin e MEK.

Mjekësia Ligjore po kryen hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Muxhahedinët akuzojnë Policinë e Shtetit se njeriu i tyre ndërroi jetë nga sulmi me gaz. Shihni videon më poshtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews