Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut, nesër përfundon aplikimi online për regjistrim në shkolla të...

Maqedonia e Veriut, nesër përfundon aplikimi online për regjistrim në shkolla të mesme

Deri nesër në orën 15 zgjat paraqitja e nxënësve për regjistrim në vitin e parë në shkollat ​​e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024. Nxënësit duhet të plotësojnë aplikacionet e tyre dhe t’i dërgojnë përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në Schools.mk. Më pas sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informojnë se ranglista e nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në ueb-faqen www.mon.gov.mk jo më vonë se ora 9.

“Pas kësaj, nxënësit në datën 22 qershor nga ora 12:00 deri në orën 19:00 dhe më 23 qershor nga ora 7:00 deri në orën 19:00, do të duhet të dorëzojnë në shkolla dokumentacionin e nevojshëm, sipas orarit të hartuar nga shkolla”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Formulari i regjistrimit është pjesë përbërëse e aplikimit që duhet të plotësohet dhe printohet pas publikimit të ranglistës.

“Nxënësit që janë në listë dorëzojnë në shkollë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim brenda afateve të përcaktuara. Aplikacioni elektronik i plotësuar nga nxënësit mund të gjenerohet me shtypjen e aplikacionit elektronik përmes sistemit të shërbimeve elektronike. E njëjta mund të tërhiqet përmes portalit të shërbimeve elektronike të MASH-it, përmes printimit me butonin gri printo në segmentin Aplikacionet e mia të portalit, pas hapjes së aplikacionit elektronik të nxënësit”, njofton MASh.

Rang-lista përfundimtare për secilën shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e disponueshme do të publikohet më së voni më 24 qershor në ora 12:00 në tabelën e shpalljeve të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.

Regjistrimi i dytë i studentëve këtë muaj është në datat 27 dhe 28 qershor. Në datat 29 qershor publikohet rang-lista e nxënësve të regjistruar, ndërsa në datat 29 dhe 30 qershor bëhet dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla. Rang-lista përfundimtare për secilën shkollë me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohet më 1 korrik 2023, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews