Një grup qytetarësh shqiptarë janë mbledhur në Mitrovicën e Jugut, në afërsi të urës së Ibrit.
Ata kanë nisur të këndojë njëzëri, “jo nuk ndahet Mitrovica”,“Mitrovica, Mitrovica”, “O sa mirë me qenë shqiptar” , “për Kosovë jetën dojm me dhanë”.
Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK”. Policia ndërkaq ka krijuar një kordon para protestuesve.
Ndonëse Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje, një gjë e tillë nuk ndodhi. Në vendin ku janë grumbulluar qytetarët, kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.