Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha mbrëmjen e sotme në Vilnius se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ra dakord që protokollin për anëtarësimin e Suedisë në aleancën e NATO-s ta dërgojë në parlamentin turk “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Stoltenberg e bëri këtë deklaratë pas bisedimeve me Erdoganin dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson përpara fillimit të samitit të NATO-s në Lituani.
Turqia ka bllokuar anëtarësimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut që nga viti i kaluar.