Ballina Bota Biden mesazh Putinit para samitit të NATO-s, çanta bërthamore amerikane shfaqet në...

Biden mesazh Putinit para samitit të NATO-s, çanta bërthamore amerikane shfaqet në Londër

Çanta bërthamore e Amerikës është fotografuar në selinë e qeverisë britanike, Downing Street, aty ku presidenti Joe Biden i bëri një vizitë 40 minutëshe aleatit të tij të ngushtë, Rishi Sunak.

Çanta bërthamore udhëton gjithmonë me avionin presidencial kur kreu i shtetit amerikan ndodhet larg Shtëpisë së Bardhë, por rrallë herë truprojat ose anëtarët e Forcave ushtarake të SHBA-së shfaqen në publik me të.

Çanta e zezë prej lëkure e ndoqi nga afër presidentin sot dhe shumë analistë po e cilësojnë shfaqjen e saj në publik si një mesazh të qartë për Vladimir Putin, para samitit të NATO-s në Vilnius.

Putin është mburrur se ka më shumë raketa bërthamore se vendet e NATO-s dhe i tha Perëndimit “të digjet në ferr“, teksa iu përgjigj lutjeve të tyre për të mos dërguar armë bërthamore në Bjellorusi.

Rusia ka zhvendosur tashmë raketat bërthamore në Bjellorusi, me presidentin Alexander Lukashenko që ka deklaruar se nuk do të hezitojë t’i përdorë ato.

Sakaq, vendosja e armëve në Bjellorusi shënon herën e parë që Rusia ka lëvizur të tillë arsenal ushtarak jashtë kufijve të saj që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

@tn.lajmelokale
@tetovanews