Ballina Kronika Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit 23-vjeçar shqiptar në Barcelonë (VIDEO)

Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit 23-vjeçar shqiptar në Barcelonë (VIDEO)

Një histori horror vjen nga Barcelona, aty ku Klaudio Mirashi, një 23-vjeçar me origjinë shqiptare që jetonte në Villorba të Treviso-s, humbi jetën në rrethana gati të paimagjinueshme.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ai udhëtonte me makinë kur një copë llamarinë u shkëput nga një kamion duke e prerë në fyt. I riu po udhëtonte drejt aeroportit dhe kamioni ishte para tij, kur u shkëput pjesa metalike prej 25 centimetrash që çau mjetin e tij dhe e goditi me forcë. 23-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, kur për disa ditë qëndroi në koma e më pas ndërroi jetë.

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar në Barcelonë. Mësohet se viktima është i riu Klaudio Mirashi. Ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes Class A, kur u përplas me një kamion. Një copë metalike iu shkëput kamionit dhe ra mbi xhamin e përparmë të mjetit ku po udhëtonte i riu.

I apasionuar pas futbollit, 23-vjeçari ishte sulmues. Ai luajti për klubet e futbollit si: Villorba, Treviso dhe Kievo, deri në momentin që pësoi një dëmtim të rëndë. I riu ishte diplomuar në institutin Xhorxhi në Treviso.

@tn.lajmelokale
@tetovanews