Ballina Aktualitet 3 orë aksion/Shpëtohet ariu i bllokuar në një stan në Bozovcë të...

3 orë aksion/Shpëtohet ariu i bllokuar në një stan në Bozovcë të Tetovës (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Nga Parku Nacional “Mali Sharr” bëjnë të ditur se pas raportimit të një banori nga fshati Bozovcë, se një ari ishte bllokuar në stanin e tij, është organizuar aksion për lirimin e kafshës së bashku me punonjësit e Institucionit Publik Kopshti Zoologjik i qytetit. të Shkupit.

Pas lajmërimit nga një banor vendas i fshatit Bozovcë se një ari është bllokuar në stanin e tij, I.P.P.K. Mali Sharr së bashku me ekspertët e Institucionit Publik Kopshti Zoologjik i qytetit të Shkupit organizuan aksion për lirimin e kafshës.

Mashkulli i rritur, i cili kishte ngelur në kabllo për rreth 10 orë, ishte lodhur dhe i frikësuar dhe pas 3 orësh punë, është liruar me sukses.

Arinjtë janë banorë rreptësisht të mbrojtur të Malit Shar, dhe popullata vendase nga fshatrat malore jeton në harmoni me natyrën. Falenderojmë pronarin e stanit që raportoi ngjarjen në mënyrë që ariu të lirohet.

Falenderojmë edhe punonjësit e policisë për përpjekjet e tyre për sigurimin e terrenit, si dhe të gjitha institucionet tjera kompetente me të cilat është koordinuar aksioni./tetova.com

 

Video bonus