Ballina Bota Erdogan pranoi të dërgonte në parlament protokollin për pranimin e Suedisë në...

Erdogan pranoi të dërgonte në parlament protokollin për pranimin e Suedisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha mbrëmjen e sotme në Vilnius se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ra dakord që protokollin për anëtarësimin e Suedisë në aleancën e NATO-s ta dërgojë në parlamentin turk “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Stoltenberg e bëri këtë deklaratë pas bisedimeve me Erdoganin dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson përpara fillimit të samitit të NATO-s në Lituani.

Turqia ka bllokuar anëtarësimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut që nga viti i kaluar.

Artikulli paraprakBiden mesazh Putinit para samitit të NATO-s, çanta bërthamore amerikane shfaqet në Londër
Artikulli tjetërTakohen futbollistët e gjeneratës së parë të Shkëndijës (FOTO)