Një luaneshë, e cila është arratisur nga kopshti zoologjik thuhet se është parë në një rajon të Potsdamit në periferi të kryeqytetit gjerman të enjten, tha policia. Autoritetet po përdorin helikopterë për të gjurmuar atë që ata besojnë se është një luaneshë dhe u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda.
Policia tha se në operacionin për gjetjen e kafshës po marrin pjesë edhe specialistë veterinar dhe gjuetarë. Banorët thuhet se kanë marrë mesazhe përmes aplikacioneve paralajmëruese. Ndër të tjera, atyre u është kërkuar që të mos dalin shëtitje në pyll dhe të strehohen në shtëpitë apo makinat e tyre nëse e shohin kafshën.
Policia tha se kishte marrë informacion për praninë e kafshës nga dëshmitarët që e kishin filmuar atë duke sulmuar dhe vrarë një derr të egër.
Ata thanë se nuk e dinin se nga mund të kishte ardhur kafsha, pasi kishin kontrolluar me kopshtet zoologjike, cirqet dhe strehimoret e kafshëve, të cilët të gjithë thanë se nuk u mungonte një luaneshë.
Kërkimi për luaneshën e dyshuar është përqendruar në komunën e Kleinmachnoë në skajin jugor të Berlinit. Komuna ka rreth 20,000 banorë./abcnews.al