Ballina Aktualitet Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut

Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Gjykata e Tiranës këtë të enjte ka vendosur që të pushojë çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022.

Shkak për këtë vendim është bërë gjendja e 31 vjeçarit dhe e shëndetit mendor.

Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.