Ballina Kronika 5 shqiptarë të vdekur, si ndodhi aksidenti tragjik në Greqi

5 shqiptarë të vdekur, si ndodhi aksidenti tragjik në Greqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, pasi një makinë është përplasur me një kamion në Edessa, duke sjellë vdekjen e 5 shtetasve nga Shqipëria.

Mësohet se automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit shqiptarë ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Raportohet se viktimat kanë ndërruar jetë në vend për shkak të goditjes së fortë, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore

@tn.lajmelokale
@tetovanews