Kreu i agjencisë së spiunazhit të Ukrainës, GRU, ka folur për analizën e tij të raporteve të monitorimit në Rusi pas rebelimit jetëshkurtër të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozin.
Gjeneral-major Kyrylo Budanov tha se një studim i brendshëm sekret nga Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë (MVD) ishte ekzaminuar për të përcaktuar nivelet e mbështetjes publike për kryengritjen.
Ai tha se zbuloi se gjatë rebelimit, themeluesi i Wagner Prigozhin kishte mbështetje popullore në 17 nga 46 rajonet e Rusisë, krahasuar me 21 për Vladimir Putin, ndërsa mbështetja për secilin prej tyre ishte e ngjashme në rajone të tjera.
“Kjo është ajo që ne shohim tani, shoqëria ruse është copëtuar në dy pjesë,” tha gjenerali Budanov për The Times.
“Situata po tregon pikërisht atë për të cilën ka folur shërbimi ynë: se Federata Ruse është në prag të luftës civile. Duhet të ketë një ‘çështje’ të vogël të brendshme dhe konflikti i brendshëm do të intensifikohet.”