Ballina Argëtim Showbiz Ricky Martin divorcohet nga partneri

Ricky Martin divorcohet nga partneri

Këngëtari i njohur i muzikës latine Ricky Martin do të performojë në Tiranë më 20 korrik, në një koncert që vjen në kuadër të turit të tij “Ricky Martin Symphonic”.

Por vetëm 14 ditë para se të performojë për publikun shqiptar, Ricky ka përjetuar një dhimbje të madhe, teksa konfirmohet se ai është divorcuar nga bashkëshorti i tij Jwan Yosef pas 6 vitesh martesë.

Dyshja e kanë njoftuar ndarjen e tyre nëpërmjet një deklarate për “People”, ku zotohen që të krijojnë një dinamikë të shëndetshme familjare për katër fëmijët e tyre.

“Kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me dashuri, respekt dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe duke nderuar atë që kemi përjetuar si çift gjatë gjithë këtyre viteve të mrekullueshme. Dëshira jonë më e madhe tani është të vazhdojmë të kemi një jetë të shëndetshme familjare dhe një marrëdhënie të përqendruar në paqen dhe miqësinë për të vazhduar edukimin e përbashkët të fëmijëve tanë, duke ruajtur respektin dhe dashurinë që kemi për njëri-tjetrin“, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Në gusht të vitit 2008, Ricky, 52 vjeç, u bë baba i vetëm i dy djemve binjakë Matteo dhe Valentino Marin përmes një surrogate gestacionale.

Në prag të Krishtlindjeve në 2018, Ricky dhe Jwan mirëpritën një vajzë, Lucia Martin-Yosef, e cila ka të njëjtën ditëlindje me Martinin. Në tetor 2019, ata mirëpritën fëmijën e tyre të katërt, Renn Martin-Yosef.

Krijuesi i hitit La Copa De La Vida u martua me Jwan, që njihet si një artist konceptual suedez-sirian, në një ceremoni private të vitit 2017. Dyshja kontaktuan për herë të parë në Instagram në vitin 2015 dhe filluan të takoheshin gjashtë muaj pasi u takuan personalisht për herë të parë në Londër.

Ata e zyrtarizuan romancën e tyre në tapetin e kuq të amFAR Inspiration Gala në 2016 dhe shpallën fejesën e tyre po atë vit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews