Berat Gjimshiti ka folur në konferencë për gjendjen e grupit, moralin, përballjen dhe cilësitë e kundërshtarit çek, por edhe besimin tek një rezultat pozitiv nën drejtimin e teknikut Sylvinho.
Besimi te forca e grupit: “Grupi sapo është formuar dhe jemi me më shumë përvojë dhe me lojtarë të rinj që japin gjithçka. Besimi është 100%, ndryshe nuk je i duhuri për t’i luajtur këto ndeshjet. Të gjithë ndeshjet janë vendimtare, janë pesë sfida finale.
Shtatlartësia e çekëve: Kanë shumë lojtarë të gjatë, besoj se nuk u afrohemi shume, por ne do të bëjmë futbollin tonë dhe të kemi kujdes me topat në ajër apo goditjet standarde. Nuk është vetëm gjatësia që vendos, duhet të kemi vetëbesim, për të mos ia lënë topin kundërshtarit.
Përfaqësimi i Luginës së Preshevës: Në këtë Kombëtare, jemi nga të gjitha vendet, Shqipëria, Kosova, Lugina, por çdo lojtar që vjen këtu, e ka një qëllim. Kur luan për kombin, është diçka e papërshkrueshme.
Motivimi për të shkuar në Evropian: “Motivimi nuk mund të them që e kam më të madh se të tjerët. E kam motivimin sa herë që jam me Kombëtaren. Do të doja të kualifikohesha si në 2016, edhe pse më pas nuk isha në finalet e Evropianit. Motivimi është shumë i lartë.”