Ballina Bota Kolumbia kap 3 tonë kokainë me vlerë 100 mln euro (VIDEO)

Kolumbia kap 3 tonë kokainë me vlerë 100 mln euro (VIDEO)

Janë publikuar pamje të aksionit të marinës kolumbiane që sekuestroi 3 tonë kokainë gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë në Detin e Karaibeve.

Sasia e kokainës që u sekuestrua kapte vlerën e 100 milionë dollarëve dhe ishte e ndarë në 120 thasë. Katër anëtarë të ekuipazhit u gjetën në anije dhe do të hetohen për akuzën e veprës penale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Kolumbia është një nga prodhuesit kryesorë në botë të kokainës dhe gjetheve të kokës.

https://youtu.be/l2cuNdL6kU0