Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan të premten se po “zgjerojnë operacionet tokësore” në Rripin e Gazës dhe “po operojnë me forcë” në të gjitha frontet për të përmbushur qëllimet e saj në luftën me Hamasin. Kjo vjen pasi banorët e Gazës përshkruajnë sulme të rënda ajrore dhe ndërsa një kompani e madhe e telekomunikacionit thotë se shërbimi i telefonisë celulare është plotësisht jashtë funksionit.
Ushtria izraelite tha të premten se forcat e saj tokësore po zgjeronin operacionet në Rripin e Gazës dhe se ushtria po i afrohej një sulmi të plotë me trupa tokësore në territor.
Kundër admiral Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë, tha se janë kryer sulme ajrore, që kanë patur si objektiv tunelet e Hamasit dhe objektiva të tjera.
View this post on Instagram
“Në vazhdim të sulmeve që kemi kryer në ditët e fundit, trupat tokësore po zgjerojnë ndërhyrjen tyre gjatë mbrëmjes. Po ndërhyjmë me forcë të madhe për të arritur objektivat e luftës”, tha ai.
Kompania telefonike palestineze Pailtel thotë se shërbimi i internetit në Gazë është ndërprerë për shkak të bombardimeve izraelite.
Shërbimi u ndërpre të premten mbrëma, pas një sërë sulmesh të rënda ajrore në territor.
Izraeli ka dislokuar qindra mijëra trupa në kufirin me Gazën, në prag të një sulmi të mundshëm me trupa tokësore ndaj grupit militant të Hamasit.
Ministri izraelit i mbrojtjes tha të premten se Izraeli pret që së shpejti të kryejë një ofensivë afatgjatë dhe të vështirë me trupa tokësore në Gazë, duke shtuar se sulmi do të përfshijë edhe shkatërrimin e një sërë tunelesh që përdoren nga militantët e Hamasit.
Ministri i mbrojtjes, Yoav Gallant u tha gazetarëve të huaj se sulmi “do të marrë kohë” dhe do të pasohet nga një fazë e gjatë me luftime me intensitet më të ulët që Izraeli të shkatërrojë çdo pikë rezistence.
Komentet e tij duket se sinjalizojnë një faze të re të luftës, tre javë pas sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit. Izraeli është kundëpërgjigjur me bomardime të rënda dhe të vazhdueshme në Gazë.
Mass lsraeli air attack continues for four hours straight. pic.twitter.com/r0QP0NsZuB
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) October 27, 2023
Izraeli thotë se synon të eliminojë Hamasin, por se si do ta bëjë këtë mbetet e paqartë. Izraeli thotë se nuk synon të qeverisë territorin e vogël me një popullsi prej 2,3 milionë palestinezësh, por jo se kush do ta qeverisë ata, edhe pse zoti Gallant la të kuptohet se forcat mund të përballen me një kryengritje të afatgjatë.
Ndërkohë, avionë luftarakë amerikanë, kryen sulme ajore ndaj objektivave në lindje të Sirisë, pas sulmeve ndaj forcave amerikane nga luftëtarë të mbështetur nga Irani, duke shtuar tensionet në rajon të nxitura nga konflikti tre javor në Gazë.
Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore, në përgjigje të sulmit të grupit militant të Hamasit, në 7 tetor, numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në mbi 7300. Më shumë se 1400 banorë izraelitë janë vrarë, shumica civilë, gjatë sulmit të befasishëm të grupit militant të Hamasit, i sanksionuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. 229 persona, mes tyre te huaj, u morën peng nga militantët e Hamasit dhe po mbahen në Gazë. 4 prej pengjeve janë liruar./VOA
Palestinezët në Bregun Perëndimor protestojnë kundër operacionit izraelit në Gaza
Wide Demonstrations in the West Bank as Israeli military widens its ground operations in Gaza.
Nablus, Ramallah, Jenin, Bethlehem and Hebron. Numerous villages as well. pic.twitter.com/LGhcU0Jqat
— Younis Tirawi | يونس (@ytirawi) October 27, 2023
Ushtria izraelite thotë se nuk mund të garantojë sigurinë e gazetarëve në Gaza
Ushtria izraelite u ka thënë organizatave ndërkombëtare të lajmeve Reuters dhe Agjencisë France Presse se nuk mund të garantojë sigurinë e gazetarëve të tyre që veprojnë në Rripin e Gazës, nën bombardimet dhe rrethimin izraelit për gati tre javë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit i shkruajtën Reuters dhe AFP këtë javë pasi kishin kërkuar garanci se gazetarët e tyre në Gaza nuk do të shënjestroheshin nga sulmet izraelite.
“IDF po synon të gjithë aktivitetin ushtarak të Hamasit në të gjithë Gazën,” thuhej në letrën e IDF, duke shtuar se Hamasi qëllimisht vendosi operacione ushtarake “në afërsi të gazetarëve dhe civilëve”.
IDF gjithashtu vuri në dukje se sulmet e saj me intensitet të lartë ndaj objektivave të Hamasit mund të shkaktojnë dëme në ndërtesat përreth dhe se raketat e Hamasit gjithashtu mund të shpërthejnë dhe të vrasin njerëz brenda Gazës.
“Në këto rrethana, ne nuk mund të garantojmë sigurinë e punonjësve tuaj dhe ju nxisim fuqimisht të merrni të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e tyre”, përfundon letra e IDF.