Autoritetet franceze janë në alarm pas kërcënimeve të reja me bombë në pesë aeroporte të vendit. Alarmi për bombë u dha në aeroportet e Bordeaux, Nantes, Lille, Montpellier dhe Beauvais.
Pasi janë kryer kontrollet e nevojshme, aeroportet e Nantes dhe Lille janë rihapur. Sipas Bfmtv, në aeroportin e Lille evakuimi filloi rreth orës 10:30 me orën lokale.
Në fakt, në atë kohë në aeroport ndodhej edhe avioni i Emmanuel Macron, pasi presidenti francez mori pjesë në funeralin e mësuesit që u vra të premten në Arras, sipas mediave franceze.
Disa fluturime janë devijuar dhe priten sërish vonesa të konsiderueshme gjatë gjithë ditës. Është dita e dytë e trazirave në Francë, pasi të paktën 10 aeroporte u evakuuan të mërkurën pas kërcënimeve për bomba.
“Këto alarme false nuk janë shaka. Janë vepra penale. Do të vendosen sanksione,” tha ministri i Transportit Clement Bonn në X.