Ballina Bota Ukraina: Forcat tona speciale kanë hyrë në Krime, po zhvillohet një betejë...

Ukraina: Forcat tona speciale kanë hyrë në Krime, po zhvillohet një betejë e ashpër (VIDEO)

Inteligjenca ushtarake ukrainase publikoi një video që supozohet se tregon forcat speciale duke kryer një sulm amfib në brigjet e Krimesë.

Ata pretendojnë se luftëtarët ukrainas “kanë zbarkuar në territorin e gadishullit të Krimesë dhe hapën zjarr ndaj pushtuesve të Moskës”.

Data dhe ora e këtij operacioni nuk janë bërë të ditura, shkruan Sky News .

Media shtetërore ruse raportoi se forcat e saj ajrore penguan një përpjekje të ukrainasve për të “zbarkuar një forcë amfibe pranë Tarkhankut me tre ski jet dhe një skaf në veriperëndim të Detit të Zi”.

Ata shtuan se Shërbimi i Sigurisë Ruse (FSB) publikoi një video që tregonte një “diversant ukrainas të kapur” duke u marrë në pyetje. Në video shihet edhe “një anije me pushkë automatike dhe municione”. Rusia theksoi se diversanti i kapur ishte një anëtar i inteligjencës ukrainase dhe se ai u pranoi atyre se qëllimi i operacionit ishte vendosja e flamurit ukrainas./TN